Skip to content

“Ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.”

Abdullah ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që i ka mundësitë, le të martohet, sepse e ka më të lehtë uljen e shikimit dhe ruajtjen e nderit. Ndërkaq, ai që nuk i ka mundësitë, le të agjërojë, sepse agjërimi ia shuan epshin.”

«مَنِ اسْتَطَاعَ البَاءَةَ فَلْيَتَزَوَّجْ، فَإِنَّهُ أَغَضُّ لِلْبَصَرِ، وَأَحْصَنُ لِلْفَرْجِ، وَمَنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَعَلَيْهِ بِالصَّوْمِ، فَإِنَّهُ لَهُ وِجَاءٌ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i nxiti ata që janë në gjendje të kryejnë marrëdhënie intime dhe i kanë mundësitë për martesë, që të martohen, sepse ajo ua mbron shikimin nga gjërat e ndaluara, ua mbron organin (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme) dhe i pengon të bien në imoralitet. Ai që nuk i ka mundësitë për martesë, ndërkohë është i aftë të kryejë marrëdhënie intime, atëherë duhet të agjërojë, pasi kjo do t'ia ndërpresë dëshirën epshore dhe të keqen e spermës.

Mësime nga hadithi

Islami u kushtoi rëndësi shkaqeve të dëlirësisë dhe ruajtjes nga imoraliteti dhe gjërat e turpshme.

Profeti ﷺ e nxiti të agjërojë atë që nuk i ka mundësitë për martesë, sepse ajo ia dobëson dëshirën epshore.

Shëmbëllimi i agjërimit me tredhjen është për faktin se tredhja nënkupton prerjen e venave të testikujve, duke e bërë që dëshira për marrëdhënie intime të zhduket. Po ashtu, agjërimi e dobëson dëshirën për marrëdhënie seksuale.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 26) (1905).

Sahihu i Muslimit (2/ 1018) (1400).

Më shumë (6)

الإلمام بشرح عمدة الأحكام للشيخ.

لإسماعيل الأنصاري (2/ 57).

تيسير العلام شرح عمدة الأحكام.

لعبد الله البسام (ص565).

خلاصة الكلام شرح عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص281).