Një ajet që ju e lexoni në Librin tuaj, sikur të na kishte zbritur neve hebrenjve, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.
Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon
se një hebre i tha: “O prijësi i besimtarëve, një ajet që ju e lexoni në Librin tuaj, sikur të na kishte zbritur neve hebrenjve, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.” Omeri i tha: “Cili qenka ky ajet?” Hebreu i tha: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El Maide, 3) Atëherë Omeri tha: “Ne e dimë shumë mirë ditën dhe vendin kur ky ajet i ka zbritur Pejgamberit ﷺ. Ka qenë ditë e premte dhe i Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë duke qëndruar në këmbë në Arafat.”
أَنَّ رَجُلًا مِنَ اليَهُودِ قَالَ لَهُ: يَا أَمِيرَ المُؤْمِنِينَ، آيَةٌ فِي كِتَابِكُمْ تَقْرَؤُونَهَا، لَوْ عَلَيْنَا مَعْشَرَ اليَهُودِ نَزَلَتْ لاَتَّخَذْنَا ذَلِكَ اليَوْمَ عِيدًا، قَالَ: أَيُّ آيَةٍ؟ قَالَ: {اليَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الإِسْلاَمَ دِينًا} [المائدة: 3] قَالَ عُمَرُ: قَدْ عَرَفْنَا ذَلِكَ اليَوْمَ، وَالمَكَانَ الَّذِي نَزَلَتْ فِيهِ عَلَى النَّبِيِّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَهُوَ قَائِمٌ بِعَرَفَةَ يَوْمَ جُمُعَةٍ.
Një burrë prej hebrenjve erdhi tek prijësi i besimtarëve, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe i tha: “Është një ajet në librin tuaj, Kuranin, të cilin ju e lexoni. Sikur të na kishte zbritur neve -hebrenjve- në librin tonë, Teuratin, atë ditë do ta kishim bërë festë që ta festonim, si falënderim për mirësinë e zbritjes së këtij ajeti madhështor.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “Cili ajet?” Tha: “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Ne e dimë atë ditë dhe vendin në të cilin ka zbritur ky ajet fisnik. Ai ka zbritur në një ditë feste, e cila është dita e xhumasë, te Pejgamberi ﷺ ndërsa po qëndronte në këmbë në Arafat, dhe që të dyja këto janë ditë të mëdha për muslimanët."
Sqarimi i kujdesit që tregonte Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për vendin dhe kohën e zbritjes së ajetit.
Ky ajet përmban sqarimin e asaj me të cilën Zoti i Lartmadhëruar e ka begatuar këtë umet, duke ia përkryer fenë dhe duke e përsosur mbi të mirësinë hyjnore, kështu që nuk ka nevojë për kurrfarë shtese në çështjen e fesë. Andaj, çdo gjë e shpikur pasi Zoti i Lartmadhëruar e përkreu atë, e për të cilën nuk ka argument në të, konsiderohet bidat i humbur, siç është vërtetuar kjo nga Profeti ﷺ, i cili ka thënë: "Atij që shpik në këtë çështjen tonë diçka që nuk është prej saj, i refuzohet."
Nga ky hadith mund të përfitohet se festat nuk bëhen sipas mendjes dhe shpikjes, ashtu siç bëjnë ithtarët e dy librave para nesh, përkundrazi, ato bëhen sipas ligjësimit fetar dhe pasimit. Kështu, meqenëse ky ajet përmban përsosjen e fesë dhe plotësimin e mirësisë, Allahu e zbriti atë në një ditë që e ligjësoi si festë për këtë umet në dy aspekte: I pari: se ajo është festa e javës, e cila është dita e premte. I dyti: se ajo është festa e pjesëmarrësve në haxh, dhe kjo është dita e tubimit të tyre më të madh dhe e qëndrimit të tyre madhështor.
Sidiu në tefsirin e këtij ajeti thotë: "Sot jua përsosa fenë tuaj" me triumfin e plotë dhe përsosjen e dispozitave të jashtme e të brendshme, të bazave dhe të degëve. Për këtë arsye, Kurani dhe Suneti janë plotësisht të mjaftueshëm në dispozitat e fesë, si në bazat ashtu edhe në degët e saj. Kështu që, çdokush që e tepron duke pretenduar se njerëzit, për të njohur besimin dhe dispozitat e tyre, kanë domosdoshmërisht nevojë për shkenca të tjera përveç diturisë së Kuranit dhe Sunetit, siç është ilmul kelami (apologjetika) e të tjera, ai është i paditur dhe pretendimi i tij është i kotë. Ai në fakt pretendon se feja nuk përsoset përveçse me atë që ai e thotë dhe fton drejt saj, dhe kjo është prej padrejtësive më të mëdha dhe mveshje e padijes ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. "e plotësova dhuntinë Time ndaj jush", të dukshme dhe të fshehtë "dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj", domethënë: e zgjodha dhe e veçova atë si fe për ju, ashtu siç ju pëlqeva juve për të. Andaj, praktikojeni atë në shenjë falënderimi për Zotin tuaj dhe lavdërojeni Atë i Cili ju begatoi me fenë më të mirë, më të nderuar dhe më të përsosur."
Sahihu i Buhariut (1/ 18) (45).
Më shumë (2)
إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (1/ 132).
البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (45/ 372).