Unë i druhem Allahut më së shumti dhe e njoh Allahun më mirë se të gjithë ju.
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon:
“Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëronte (muslimanët) me një punë, i urdhëronte me aq sa kishin mundësi. Kështu, njëherë i thanë: “Ne nuk jemi sikurse ti, o i Dërguari i Allahut! Allahu ty t'i ka falur mëkatet e së kaluarës dhe të së ardhmes. Pejgamberi ﷺ u zemërua aq shumë, saqë zemërimi i vërehej në fytyrë, pastaj u tha: “Unë i druhem Allahut më së shumti dhe e njoh Allahun më mirë se të gjithë ju.”
كَانَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذَا أَمَرَهُمْ أَمَرَهُمْ مِنَ الأَعْمَالِ بِمَا يُطِيقُونَ، قَالُوا: إِنَّا لَسْنَا كَهَيْئَتِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، إِنَّ اللَّهَ قَدْ غَفَرَ لَكَ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ، فَيَغْضَبُ حَتَّى يُعْرَفَ الغَضَبُ فِي وَجْهِهِ، ثُمَّ يَقُولُ: «إِنَّ أَتْقَاكُمْ وَأَعْلَمَكُمْ بِاللَّهِ أَنَا».
Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se Profeti ﷺ, kur i urdhëronte njerëzit për ndonjë vepër, i urdhëronte me atë që ua lehtësonte gjërat dhe jo me atë që ua vështirësonte, nga frika se ata do të bëheshin të paaftë për ta vepruar atë në mënyrë të vazhdueshme. Ai vetë vepronte ngjashëm me lehtësimin me të cilin i urdhëronte ata, mirëpo ata kërkuan prej tij që t'i ngarkonte me atë që ishte e vështirë, duke besuar se kishin nevojë për thellim në punë (duke e tepruar) për t'i ngritur gradat e tyre, në dallim nga ai. Kështu, ata thonë: “Gjendja jonë nuk është si gjendja jote, o i Dërguari i Allahut, sepse Allahu t'i ka falur mëkatet e mëparshme dhe të pastajme.” Atëherë, ai hidhërohet derisa t'i dallohet hidhërimi në fytyrë, e pastaj thotë: “Me siguri, unë jam më i devotshmi dhe më i dijshmi për Allahun ndër ju, prandaj bëni atë që ju urdhëroj.”
Ibn Haxheri ka thënë: "Ai i urdhëroi ata vetëm me atë që është e lehtë për ta, në mënyrë që të jenë të vazhdueshëm në të, siç ka thënë në hadithin tjetër: "Veprat më të dashura tek Allahu janë të vazhdueshmet."
Njeriu i devotshëm duhet të mos e braktisë përpjekjen në vepra, duke u mbështetur në devotshmërinë e tij.
Lejohet që njeriu të flasë për vlerat që ka, sipas nevojës, kur është i sigurt nga mburrja dhe mendjemadhësia.
Më e udhës në adhurim është maturia dhe vazhdimësia, e jo teprimi që çon në lënien e tij.
Ibn Haxheri ka thënë: "Kur robi arrin kulmin në adhurim dhe në frytet e tij, kjo e nxit atë edhe më shumë që të jetë i vazhdueshëm në të, për ta ruajtur mirësinë dhe për ta shtuar atë përmes falënderimit për të."
Është e ligjshme që besimtari të zemërohet kur kundërshtohet urdhri fetar, si dhe ta qortojë personin e zgjuar e të kualifikuar për ta kuptuar domethënien në rast se ai tregohet i mangët në të kuptuar, me qëllim që ta nxisë atë të jetë i vëmendshëm.
Butësia e Profetit ﷺ ndaj umetit të tij, se feja është lehtësi dhe se sheriati është i besimdrejtë dhe i lehtë.
Dëshira e madhe e sahabëve për adhurim dhe kërkimi i tyre për të shtuar të mirat.
Të ndalesh tek ajo që ka përcaktuar Ligjvënësi, qoftë vendim i prerë apo lehtësim, si dhe besimi se të vepruarit me atë që është më e lehtë dhe në përputhje me sheriatin, është më parësor sesa ajo që është më e vështirë dhe bie ndesh me të.
Sahihu i Buhariut (1/ 13) (20).
Më shumë (2)
شرح صحيح البخاري لابن بطال (73/1).
عمدة القاري شرح صحيح البخاري (1/ 166).