Skip to content

“Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.”

Abdullah ibën Amër ibën Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që viziton vetëm pasi të vizitohet nuk quhet mbajtës i lidhjeve, por mbajtës i lidhjeve është ai që i mban lidhjet me farefisin, edhe kur ata i shkëpusin.”

«لَيْسَ الْوَاصِلُ بِالْمُكَافِئِ، وَلَكِنِ الْوَاصِلُ الَّذِي إِذَا قُطِعَتْ رَحِمُهُ وَصَلَهَا».

Transmeton Buhariu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon se njeriu që i mban lidhjet farefisnore ashtu siç duhet dhe që u bën mirë të afërmve nuk është ai që e kthen të mirën me të mirë, por mbajtës i vërtetë i lidhjeve farefisnore është ai i cili i mban lidhjet kur i shkëpusin me të dhe kur i bëjnë keq, e ky ua kthen me të mirë.

Kuptimet e fjalëve

المكافئ: الذي يكافئهم على صلتهم له، إن وصلوه وصلهم وإن قطعوه قطعهم.

وصلها: برها وأحسن إليها.

Mësime nga hadithi

Mbajtje e lidhjeve farefisnore sipas fesë konsiderohet t'i mbash lidhjet me ata që i kanë shkëputur me ty, ta falësh atë që të ka bërë padrejtësi dhe t'i japësh atij që të ka privuar nga ndonjë gjë, e jo ai lloj që të mbash lidhje me atë që mban me ty.

Lidhjet farefisnore mbahen duke i bërë farefisit sa më shumë të mira, si: t'u japësh para, të bësh lutje për ta, t'i urdhërosh për mirë dhe t'i ndalosh nga e keqja, e kështu me radhë, si dhe t'i largosh sa më shumë të këqijat prej tyre.

Referencat

Sahihu i Buhariut (8/ 6) (5991).

Më shumë (8)

منار القاري شرح مختصر صحيح البخاري.

لحمزة محمد قاسم (5/ 242).

بهجة الناظرين.

لسليم الهلالي (1/ 397).

نزهة المتقين.

لمصطفى الخن وغيره (1/ 311).

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (3/ 190).