"Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë:
"Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik, por nuk e ka humbur shpresën për të mbjellë përçarje mes tyre."
«إِنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ أَيِسَ أَنْ يَعْبُدَهُ الْمُصَلُّونَ فِي جَزِيرَةِ الْعَرَبِ، وَلَكِنْ فِي التَّحْرِيشِ بَيْنَهُمْ».
Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se shejtani e ka humbur shpresën që besimtarët që falen në Gadishullin Arabik të kthehen në adhurimin e tij dhe t'i bëjë sexhde idhujve. Mirëpo, ai ende shpreson dhe vazhdon të përpiqet me ngulm për të mbjellë përçarje mes tyre, duke nxitur mosmarrëveshje, armiqësi, luftëra, trazira e të ngjashme.
Adhurimi i shejtanit bëhet përmes adhurimit të idhujve, sepse është ai që urdhëron dhe thërret në këtë. Argument për këtë janë fjalët e Allahut, ku flet për Ibrahimin (alejhi selam): "O babush, mos e adhuro shejtanin...!"
Shejtani përpiqet të nxisë mosmarrëveshje, armiqësi, luftëra dhe trazira mes muslimanëve.
Ndër dobitë e namazit në Islam është se ai ruan dashurinë mes muslimanëve dhe forcon lidhjet vëllazërore ndërmjet tyre.
Namazi është adhurimi më i madh në Islam pas dy dëshmive të besimit, dhe për këtë arsye muslimanët quhen namazfalës.
Gadishulli Arabik posedon karakterisitka që vendet e tjera nuk i posedojnë.
Nëse thuhet se adhurimi i idhujve ka ndodhur në disa pjesë të Gadishullit Arabik, megjithëse Profeti ﷺ ka thënë: "Vërtet shejtani e ka humbur shpresën që të adhurohet nga ata që falen në Gadishullin Arabik..." Atëherë përgjigjja është se fjalët e Profetit ﷺ tregojnë për dëshpërimin që ndjeu shejtani kur pa fitoret dhe njerëzit duke hyrë në fenë e Allahut grupe-grupe. Pra, hadithi tregon për mendimin dhe pritshmërinë e shejtanit, por ajo që ka ndodhur në realitet është ndryshe, për një urtësi të caktuar nga Allahu i Lartmadhërishëm.
Sahihu i Muslimit (4/ 2166) (2812).
Më shumë (12)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (3/ 110).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 1095).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (19/ 41).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (6/ 284).
فيض القدير.
للمناوي (2/ 356).
شرح النووي على صحيح مسلم.
لزكريا النووي (17/ 156).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«إنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ أَيِسَ أَنْ يَعْبُدَهُ المُصَلُّونَ في جَزِيرَةِ العَرَبِ، ولَكِنْ في التَّحْرِيشِ بَيْنَهم».
- نبراس طالب (1)1«إِنَّ الشَّيْطَانَ قَدْ أَيِسَ أَنْ يَعْبُدَهُ الْمُصَلُّونَ فِي جَزِيرَةِ الْعَرَبِ، وَلَكِنْ فِي التَّحْرِيشِ بَيْنَهُمْ»