Skip to content

“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Nuk quhet i fortë ai që triumfon mbi të tjerët, por, në të vërtetë, i fortë është ai që përmbahet kur është i zemëruar.”

«لَيْسَ الشَّدِيدُ بِالصُّرَعَةِ، إِنَّمَا الشَّدِيدُ الَّذِي يَمْلِكُ نَفْسَهُ عِنْدَ الْغَضَبِ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na sqaron se forca e vërtetë nuk është forca e trupit e as e atij që triumfon mbi të fortët, por i forti i vërtetë është ai që përpiqet dhe përmban veten kur zemërimi i tij është i madh, sepse kjo tregon se ai ka një fuqi që i mundëson atij të kontrollojë veten dhe ta mposhtë shejtanin.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Vlera e butësisë dhe vetëkontrollit gjatë zemërimit dhe se kjo është ndër veprat e mira të cilat i inkurajon Islami.

Lufta kundër vetvetes gjatë zemërimit është më e vështirë sesa të luftosh kundër armikut.

Islami e ndryshoi konceptin paraislam për forcën drejt virtyteve fisnike. Rrjedhimisht, njeriu më i fuqishëm është ai që e ka nën kontroll veten e tij.

Qëndrimi larg zemërimit, për shkak të dëmit që u shkakton individëve dhe shoqërisë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (8/ 28) (6114).

Sahihu i Muslimit (4/ 2014) (2609).

(538).

Më shumë (7)

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 198).

توضيح الأحكام من بلوغ المرام.

للبسام (7/ 394).

نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

للهلالي (1/ 698).