"Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum."
Nga Amr ibn Sulejm el-Ensari përcillet se ka thënë se dëshmoj që Ebu Seidi ka thënë që dëshmoj se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum."
«الغُسْلُ يَوْمَ الجُمُعَةِ وَاجِبٌ عَلَى كُلِّ مُحْتَلِمٍ، وَأَنْ يَسْتَنَّ، وَأَنْ يَمَسَّ طِيبًا إِنْ وَجَدَ».
Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se larja e trupit në ditën e xhuma është dispozitë e fortë si vaxhibi në raport me të gjithë meshkujt muslimanë të rritur, të cilët e kanë për detyrë të falin xhumanë. Po ashtu duhet t’i pastrojmë dhëmbët me misvak ose me mjete të tjera të ngjashme, si dhe të parfumosemi me ndonjë parfum të këndshëm.
...:
Pëlqyeshmëria e larjes së trupit për çdo mashkull të rritur musliman përforcohet më tepër në ditën e xhuma.
Pastërtia dhe largimi i erërave të këqija është diçka që i kërkohet muslimanit nga ana e sheriatit.
Respektimi i ditës së xhuma dhe përgatitja për të.
Pëlqyeshmëria e pastrimit të dhëmbëve është më e fortë në ditën e xhuma.
Pëlqehet përdorimi i një parfumi të këndshëm, para daljes për në xhami ditën e xhuma.
Gruas nuk i lejohet të parfumoset kur del nga shtëpia e saj për t'u falur në xhami apo për diçka tjetër, ngase hadithet profetike dëshmojnë për një gjë të tillë.
I rritur quhet ai që ka arritur moshën e pubertetit. Puberteti arrihet përmes disa shenjave, ndër të cilat tri janë të përbashkëta midis burrit dhe gruas; mbushja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç, mbirja e qimeve të ashpra te pjesët intime dhe ejakulimi në gjumë apo nga epshi zgjuar. Ndërsa shenja e katërt është specifike për gruan; menstruacionet. Nëse femrës i vijnë menstruacionet ajo konsiderohet e rritur.
Sahihu i Buhariut (2/ 3) (880).
Sahihu i Muslimit (2/ 580) (846).
(6/ 134).
Më shumë (11)
مختار الصحاح.
لزين الدين الرازي (ص155).
شرح صحيح البخاري.
لابن بطال (2/ 468).
شرح النووي على مسلم.
توضيح الأحكام شرح بلوغ المرام.
للبسام (1/ 382).
فتح ذي الجلال والإكرام شرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (1/ 330).
منار القاري شرح مختصر صحيح البخاري.
لحمزة قاسم (2/ 234).
Cituar në libra
4 Libra- Përmbledhje e dobishme rreth dispozitave të muezinit, imamit, hatibit dhe xhamive."Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët – d.m.th. të përdorë misvakun – dhe të parfumoset, nëse ka parfum."
- VLERAT DHE NORMAT E XHAMISË PROFETIKE DHE DISPOZITAT E VIZITËS SË VARRIT TË PROFETIT (PAQJA QOFTË MBI TË!) DHE VARREVE TË SHOKËVE TË TIJ (ALLAHU QOFTË I KËNAQUR ME TA!)فضائل وآداب المسجد النبوي، وأحكام زيارة قبر النبي عليه الصلاة والسلام وقبري صاحبيه"Larja e trupit në ditën e xhuma është detyrë për çdo të rritur, si dhe të pastrojë dhëmbët dhe të parfumoset, nëse ka parfum."[7]