Skip to content

O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të)!

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ i tha Bilalit në namazin e sabahut:

“O Bilal, më trego cila është ajo vepër që ke punuar në Islam e me të cilën më së shumti shpreson (se do të shpërblehesh për të), sepse i kam dëgjuar trokëllimat e nallaneve të tua para meje në Xhenet.” Ai tha: “Nuk kam ndonjë vepër që më bën të shpresoj më shumë përveçse çdoherë kur kam marrë abdes, qoftë ditën, qoftë natën, jam falur aq sa më është bërë rrisk.”

«يَا بِلاَلُ، حَدِّثْنِي بِأَرْجَى عَمَلٍ عَمِلْتَهُ فِي الإِسْلاَمِ، فَإِنِّي سَمِعْتُ دَفَّ نَعْلَيْكَ بَيْنَ يَدَيَّ فِي الجَنَّةِ» قَالَ: مَا عَمِلْتُ عَمَلًا أَرْجَى عِنْدِي أَنِّي لَمْ أَتَطَهَّرْ طَهُورًا، فِي سَاعَةِ لَيْلٍ أَوْ نَهَارٍ، إِلَّا صَلَّيْتُ بِذَلِكَ الطُّهُورِ مَا كُتِبَ لِي أَنْ أُصَلِّيَ.

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ pa në ëndërr se ishte në Xhenet dhe i tha Bilal ibn Rabahut: "Më trego për punën vullnetare më shpresëdhënëse që ke bërë në Islam, ngase kam dëgjuar zhurmën e lehtë të sandaleve të tua tek ecje para meje në Xhenet." Bilali ka thënë: "Nuk kam bërë asnjë vepër më shpresëdhënëse për mua sesa fakti që nuk e kam prishur abdesin në asnjë kohë të natës apo të ditës pa marrë abdes, dhe pastaj me atë abdes kam falur për Zotin tim namaze nafile aq sa më ishte caktuar të falja."

Mësime nga hadithi

Vlera e veprës për të cilën tregoi Bilali (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e që është falja e namazit sa herë që pastrohet dhe merr abdes, si dhe se ajo është prej veprave më shpresëdhënëse dhe shkak për të hyrë në Xhenet.

Është e rekomanduar të falet namaz pas çdo abdesi.

Pyetja e atij që është shembull ose e edukatorit për veprën e nxënësit të tij; që ta nxisë atë të përforcohet në të nëse ajo është e mirë, e nëse jo, ta ndalojë prej saj.

Dëshmi nga Profeti ﷺ për Bilalin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se ai është nga banorët e Xhenetit.

Kjo pyetje u bë në namazin e sabahut, dhe kjo tregon se kjo gjë ndodhi në një ëndërr të Profetit ﷺ, dhe ëndrrat e Profetëve janë të vërteta.

Referencat

Sahihu i Buhariut (2/ 53) (1149).

Sahihu i Muslimit (4/ 1910) (2458).

Më shumë (2)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (7/ 206).

إرشاد الساري لشرح صحيح البخاري (2/ 326).