Skip to content

A kanë muslimanët ndonjë kontribut në përparimin e njerëzimit?

مصدر الإجابة
قسم المسلمين
الباب / الفصل
(قسم المسلمين)

السؤال

A kanë muslimanët ndonjë kontribut në përparimin e njerëzimit?

الجواب

Kontributin që muslimanët dhanë në përparimin e njerëzimit nuk e arrin kontributi i asnjë populli. Kontributi i tyre ishte madhështor dhe gjithëpërfshirës. Atë preku aspektet e mëposhtme:

Së pari: hapësira e cila lulëzoi nga kontributi i tyre.

Së dyti: periudha kohore që u nderua me kontributin e tyre.

Së treti: natyra e kontributit qytetërues që ata dhanë.

Sa i përket hapësirës që lulëzoi nga kontributi i tyre qytetërues: qytetërimi i tyre përfshiu të gjithë rruzullin e banuar tokësor në kohën e tyre, aq sa Xhorxh Bushi - gjyshi i presidentit amerikan -, profesor i gjuhës hebraike në një nga universitetet amerikane, tha për dinastinë e kalifatit islam:

"Ajo arriti që brenda një periudhe prej tetëdhjetë vitesh të shtrijë sundimin e saj mbi mbretëri e hapësira më të shumta dhe më të gjera nga ç'kishte arritur Roma për tetëqind vite. Dhe habia jonë shtohet gjithnjë e më shumë nëse e lëmë mënjanë suksesin e tij politik – e ka fjalën për Profetin Muhamed (paqja qoftë mbi të!) – dhe flasim për lulëzimin e fesë së tij, përhapjen e saj të shpejtë, vazhdimësinë dhe rrënjosjen e saj të përhershme." (Muhamedi, themelues i fesë Islame dhe themelues i perandorisë së muslimanëve.)

Shkruar nga Xhorxh Bush, përkthyer në arabisht nga Profesor Abdullah esh-Shejh.

Nuk pajtohemi me këtë pabesimtar se i Dërguari i Allahut Muhamedi (paqja qoftë mbi të!) është themeluesi i fesë islame, dhe as pajtohemi me të që dinastia e kalifatit është perandori.

Sa i përket kohës: sundimi i muslimanëve u shtri për më shumë se 1340 vjet, periudhë gjatë së cilës dinastitë islame pasuan njëra-tjetrën, duke filluar nga dinastia e kalifatit të drejtë, pastaj dinastia e Emevitëve, pastaj dinastia e Abasidëve, e deri te dinastia osmane. Flamuri i shtetit islam qëndroi lart deri në vitin 1344 hixhri, që përkon me vitin 1923, gjë që do të thotë se sundimi i shtetit islam u shtri për më shumë se njëmijë e treqind vjet. Historia nuk njeh asnjë dinasti tjetër që të ketë shtrirë ndikimin dhe autoritetin e tij për një mijë vjet, duke mbajtur një flamur të vetëm, flamurin e Islamit, megjithëse ndryshonte fisi i familjes sunduese, përkatësia e saj – si arabët apo turqit –, apo vendi i udhëheqjes së shtetit dhe kryeqyteti i tij.

Sa i përket natyrës së kontributit qytetërues që muslimanët i dhanë njerëzimit, ai është një kontribut me natyrë të ndritur, gjithëpërfshirëse dhe e larmishme, e cila përputhet me mendjen, diturinë, shpirtin, trupin dhe natyrën e pastër njerëzore. Në aspektet në vijim do të paraqesim disa nga shembujt e ndritur të natyrës së këtij kontributi:

Aspekti i parë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët konsiston në paraqitjen e një feje me vlera të larta dhe të ekuilibruara, pa teprim dhe pa mangësi; një fe që është feja e të gjithë profetëve, paqja qoftë mbi ta. Është fe e lehtësisë dhe e natyrshmërisë së pastër, një fe që ushqen zemrën, mendjen dhe shpirtin, dhe është në përputhje me natyrën njerëzore. Ajo përmbush njëkohësisht nevojat e trupit dhe nevojat e shpirtit. Është një fe pa të cilën njeriu nuk mund të bëjë në asnjë mënyrë, sepse njeriu është fetar nga natyra e tij dhe nuk mund të shkëputet nga fakti se ai është i prirur të ndjekë një fe. Sakaq, muslimanët i kanë dhënë botës një fe hyjnore, të cilën njerëzimi vazhdon ta ndjekë, të interesohet për të dhe në të cilën hyjnë mijëra njerëz çdo ditë, pavarësisht niveleve të tyre intelektuale, shkencore dhe shoqërore. Sa ka vuajtur njeriu perëndimor nga qytetërimi i tij materialist që e neglizhoi fenë dhe nevojat e shpirtit, dhe u bë shkak për vuajtjen e njeriut! Dhe sa ka vuajtur njeriu lindor nga fetë njerëzore që iu përkushtuan përmbushjes së tepruar të nevojave shpirtërore në kurriz të jetës, arsyes dhe trupit.

Aspekti i dytë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe shkencën. Ata i kanë ofruar njerëzimit një dije të integruar që bashkon dijen hyjnore me dijen njerëzore, duke kontribuar në lumturinë e njerëzimit. Ata kanë përcjellë te popujt e tjerë ato njohuri që ishin të sakta nga shkencat e popujve para tyre, duke mënjanuar gjithçka që përmbante besëtytni dhe dije të rreme, dhe duke i shtuar këtyre njohurive edhe kontributin e tyre origjinal. Kështu, ata sollën zbulime që në kohën e tyre konsideroheshin të jashtëzakonshme dhe mahnitëse. Ata patën një kujdes të veçantë për shkencën e astronomisë, siç është rasti i dijetarit Muhamed ibn Ibrahim el-Fezari, i cili vdiq në vitin 180 hixhri dhe ishte i njohur për prodhimin e astrolabit. Po ashtu edhe Muhamed ibn Musa el-Havarizmi, i cili vdiq në vitin 232 hixhri, ishte një dijetar i algjebrës. Edhe sot e kësaj dite, inteligjenca artificiale mbështetet në algoritmet e këtij dijetari të shquar.

Ata i dhanë botës metodën eksperimentale në konceptin e saj modern, dhe është pikërisht metoda eksperimentale ajo që e udhëhoqi qytetërimin perëndimor drejt arritjeve bashkëkohore. Bijtë e fisnikëve të Evropës i studionin shkencat në universitetet e muslimanëve në Kordobë, Bagdad dhe Sham.

Aspekti i tretë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin drejtësinë e plotë dhe legjislacionin gjithëpërfshirës, i cili ka ruajtur të drejtat e çdo individi. Nën flamurin e qytetërimit islam, për një periudhë rreth 1340 vjet, kanë jetuar lloje të ndryshme të njerëzimit që i përkisnin feve të ndryshme: hebrenj, të krishterë, budistë, zoroastrianë, hindusë etj. Asnjë prej tyre nuk ka hasur kufizim apo padrejtësi për shkak të racës, fesë apo vendit të tij; sepse muslimanët i përmbaheshin mesazhit të fjalës së Allahut të Lartësuar:

"O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Assesi të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni ju!"

[El Maide: 44]

Shteti islam i ruante fetë dhe pasuritë e tyre, dhe u garantonte të gjitha të drejtat. Ligji që zbatohej në Kazakistan apo në Andaluzi (Spanjë) ishte i njëjti që zbatohej në Mekën e bekuar dhe në Medinën profetike. Të gjithë gjykoheshin nga një legjislacion i vetëm. Ky legjislacion përfshinte të drejtat civile, fetare, politike, ushtarake, sociale, si dhe çështjet e trashëgimisë dhe ndarjes së pasurive — madje nuk ekziston deri më sot në botë një sistem kaq i plotë për ndarjen e trashëgimisë që t’i afrohet ose t’i ngjajë këtij sistemi. Edhe sot e kësaj dite, në shumë vende, njeriu mund t'ia lërë gjithë pasurinë e tij qenit të tij dhe t’i privojë fëmijët nga ajo. Ky legjislacion ishte i pranuar nga të gjithë, ndërkohë që sot shohim se çdo shtet ka legjislacionin e vet, dhe se ata nuk janë pajtuar mbi një legjislacion të përbashkët. Në ligjet e tyre ka padrejtësi, racizëm dhe shtypje që janë të qarta për cilindo. A nuk është ngritur qytetërimi materialist mbi miliona skllevër që u rrëmbyen nga Afrika? A janë nuk janë ngritur ekonomitë e tyre mbi atë që kanë grabitur dhe vazhdojnë të grabisin nga ekonomitë e vendeve të dobëta, duke shfrytëzuar burimet dhe pasuritë e tyre natyrore? Për më tepër, ata synojnë që vendet e varfra të mbeten vetëm konsumatorë, duke mos i nxitur për projekte zhvillimore, por vetëm për projekte konsumi, dhe duke u përpjekur t’i pengojnë nga zhvillimi i vërtetë. A është kjo drejtësi?

Aspekti i katërt: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe mjekësinë, si në mësimdhënie ashtu edhe në praktikë. Në çdo qytet të botës islame kishte spitale. Mjekët, madje edhe disa nga kalifët, u kujdesën për shkencat natyrore, si el-Mensuri dhe el-Rashidi. Muslimanët themeluan shkolla për studimin e mjekësisë në Basra, Kufa, Bagdad dhe Damask. Veprat e tyre mjekësore dhe metodat e tyre të trajtimit e të kurimit janë ruajtur deri sot në libra dhe dorëshkrime. Ndërkohë që qytetet islame konkurronin mes tyre në numrin e spitaleve, Evropa në atë kohë ende nuk e njihte institucionin e spitalit.

Aspekti i pestë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe mendimin e lartë intelektual dhe veprat e shkruara në çdo fushë dhe shkencë. Kalifët dhe princat muslimanë garonin mes tyre në dhënien e shpërblimeve dhe bursave për dijetarët dhe autorët e librave. Kuvendet e kalifëve ishin forume intelektuale ku diskutoheshin lloje të ndryshme të mendimit, poezisë dhe çështjeve shkencore. Po ashtu, kalifët garonin në ndërtimin e bibliotekave, në pajisjen e tyre me libra, në emërimin e stafit që kujdesej për to, si dhe në vakëfet e dedikuara për mirëmbajtjen e tyre. Këto fusha—shkrimi, bibliotekat, vakëfet dhe forumet shkencore e intelektuale—kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, të shumta dhe të larmishme, dhe madhështia e tyre kuptohet vetëm nga ata që kanë lexuar historinë e muslimanëve në këto fusha dhe në shumë fusha të tjera të ndritshme.

Aspekti i gjashtë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe kujdesin ndaj gruas, pasi Islami e ka konsideruar atë si ortakja e burrit. Ajo ka detyrime dhe të drejta njësoj si burri, megjithëse secila gjini ka dispozita të veçanta që i përkasin asaj, në përputhje me natyrën dhe krijimin e saj. Allahu i Lartësuar ka thënë:

"Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi."

(En Nisa, 163)

Islami ka garantuar për të (gruan) shpenzimet e jetesës nga kujdestari i saj, qoftë babai apo burri. Po ashtu, e ka obliguar burrin që gjatë martesës t’i japë gruas mehrin (dhuratën martesore), edhe pse martesa është një interes i përbashkët për të dy bashkëshortët. Gjithashtu e ka detyruar atë që t’i sigurojë banesë të përshtatshme për të, dhe nëse ajo ka nevojë për shërbëtor, t’i sigurohet dikush që t’i shërbejë. Islami i ka porositur burrat për gruan në shumë ajete dhe hadithe. Ndërkohë, hebrenjtë dhe të krishterët besojnë se gruaja është shkaku i mëkatit të Ademit, prandaj e trajtojnë atë mbi këtë bazë. Të krishterët deri në kohë të afërta kanë debatuar nëse gruaja ka apo jo shpirt, dhe kanë arritur në përfundimin se ajo ka shpirt, por një shpirt “djallëzor”. Dhe deri sot, në disa vende paga e saj është më e ulët se ajo e burrit, edhe kur kanë të njëjtat kualifikime dhe bëjnë të njëjtën punë.

Aspekti i shtatë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe mirëqenien e lartë që gëzonin të gjithë individët e shoqërive islame. Ata u shquan në ngritjen e vakëfeve për gjithçka që siguronte mirëqenien e njerëzve. Vakëfet ishin të dedikuara për nevojat e popullit dhe për shërbimet ndaj të varfërve. Prej këtyre vakëfeve shpenzohej për të dobëtit, për të sëmurët mendorë, si dhe për trajtimin e të sëmurëve që nuk kishin mundësi të paguanin shpenzimet e mjekimit.

Aspekti i tetë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe pastërtinë (higjenën), e cila në Islam është një sistem i plotë dhe i gjithanshëm. Ai fillon me pastërtinë e zemrës nga shirku (politeizmi), kufri (mosbesimi), smira dhe të gjitha moralet e këqija, e deri te pastërtia e trupit. Islami e ka obliguar muslimanin të lahet çdo javë për namazin e xhumasë. A ke parë ndonjë popull tjetër që feja e tij ta obligojë larjen çdo javë? Po ashtu, Islami ka obliguar guslin (larjen e plotë të trupit) për bashkëshortët pas marrëdhënieve intime. Islami ka nxitur gjithashtu pastërtinë e shtëpive, shtratit, oborreve dhe rrugëve. Në qytetet e Andaluzisë (Spanjës) kishte kanale për largimin e ujërave të zeza, ndërsa në të njëjtën kohë këto ujëra rridhnin nëpër rrugët e Parisit. Parisi nuk kishte ndriçim natën dhe vuante nga ndotja mjedisore, ndërsa rrugët e Fesit ishin të ndriçuara, të shtruara dhe të pastra. Kur spanjollët hynë në qytetet islame, gjetën banja me avull (hamame), të cilat nuk i njihnin më parë, dhe i shkatërruan duke menduar se ishin vende adhurimi të muslimanëve.

Aspekti i nëntë: kontributi civilizues që kanë dhënë muslimanët përfshin edhe paqen dhe sigurinë. Qytetërimi islam nuk ka prodhuar armë bërthamore, armë biologjike apo armë të shkatërrimit në masë. Nuk është njohur për rrethime të qyteteve që të çonin në vdekjen e fëmijëve dhe grave nga uria dhe sëmundjet. Po ashtu, nuk njihen në historinë islame varre masive, as krime të spastrimit etnik si ato që janë përdorur për të zhdukur popullsinë indigjene të Amerikës (indianët e kuq), apo siç janë përdorur nga ushtritë pushtuese në kohët moderne gjatë invazionit të vendeve të tjera.

Kontributi qytetërues, siç u përmend më lart dhe siç e parashtruam, është një kontribut i lartë, gjithëpërfshirës dhe i larmishëm, ndërtues, i drejtë dhe i baraspeshuar, që nuk e njeh racizmin, as padrejtësinë e as genocidin e shfarosjet masive.

Me të drejtë, ti mund të pyesësh: pse ekzistojnë këto veçori në qytetërimin islam? Unë them: sepse bazat, burimet dhe parimet e qytetërimit islam burojnë nga një fe e madhe, e plotë dhe gjithëpërfshirëse; ajo është feja e Zotit të botëve, feja e Islamit. Kjo fe ka përfshirë në doktrinën, obligimet dhe ligjet e saj të drejtat e Krijuesit dhe të drejtat e krijesave, interesat e kësaj bote dhe interesat e botës tjetër, çështjet që lidhen me fenë dhe ato që lidhen me jetën e kësaj bote, si dhe atë që i përket muslimanit dhe atë që i përket jo-muslimanit. Ndërkaq, Allahu ka thënë të vërtetën kur thotë:

"Ne nuk kemi harruar asgjë në Librin Tonë. Pastaj të gjithë do të tubohen para Zotit të tyre."

[El En’am: 18]

Për këtë temë është folur detajisht në shumë libra, prej të cilëve do të cekim vetëm disa libra të përmbledhur. Salavatet dhe selamet qofshin për profetin tonë Muhamedin!

Shih: "Qytetërimi islam" të Abdurrahman Habneke el-Mejdanit, fq. 549-579, dhe "Vlerat qytetëruese në Islam" të Muhamed bin Abdullah es-Suhejmit.

المصدر

قسم المسلمين

ملاحظات

--