Skip to content

A do të hyjnë të krishterët në Xhenet?

مصدر الإجابة
قسم الأديان والفرق
الباب / الفصل
(قسم الأديان والفرق)

السؤال

A do të hyjnë të krishterët në Xhenet?

الجواب

Allahut i përket pronësia e qiejve dhe e tokës, Ai bën dhe zgjedh çfarë të dëshirojë, dhe Atij i takon feja e pastër. Kësisoj, krijimi është i Tij, pushteti është i Tij dhe gjykimi është i Tij. Ai thotë:

"Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë, Atij i takon bindja përgjithmonë. A mos vallë, do t’ia keni drojën tjetërkujt, përveç Tij!?"

(Nahl: 97)

Gjithashtu Allahu i Lartësuar thotë:

"Allahut i përket sundimi i qiejve dhe i Tokës dhe (vetëm) Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë."

(Ali Imran: 52-55) Gjithashtu, i Larti thotë:

"Sunduesi i Ditës së Gjykimit."

(El Fatiha: 5-7)

Pra, Allahut i përket sundimi absolut në këtë botë dhe në tjetrën; Ai është që e cakton fenë dhe shpërblen për të. Është Ai që ka vendosur se Islami është feja e vërtetë, ndërsa çdo fe tjetër pos tij është e kotë dhe e papranueshme. Ndërkaq, Atij i përket kjo botë dhe bota e përtejme, andaj është Ai që gjykon dhe vendos. Ai thotë:

"I tillë është Allahu! S’ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij! Atij i takojnë falënderimet dhe lavdërimet në këtë jetë dhe në tjetrën! Vetëm Atij i përket gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni."

(El Kasas: 70)

Allahu ka gjykuar, dhe gjykimi i Tij është i vërtetë: se ai që i përshkruan Allahut fëmijë është idhujtar dhe jobesimtar. Mesihu (paqja qoftë mbi të!) ua tërhoqi vërejtjen të krishterëve nga shirku (politeizmi) ndaj Allahut, dhe se atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin. Lidhur me këtë, Allahu i Lartësuar thotë:

"Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: 'Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!', sepse vetë Mesihu ka thënë: 'O bijtë e Israilit, adhuroni Allahun, që është Zoti im dhe Zoti juaj! Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.'"

[El Maide: 44]

Dhe kushdo që mohon një profet të vetëm prej profetëve dhe të dërguarve të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!), ai do të jetë në Zjarr përjetësisht dhe pafundësisht. Allahu i Lartësuar thotë:

"Fisi i Adëve i quante gënjeshtarë të dërguarit."

(Esh Shuara, 214)

Pra, Allahu na njoftoi se ata i përgënjeshtruan të dërguarit, ndonëse nuk kishin përgënjeshtruar tjetër përveç të dërguarit të tyre, por ai që përgënjeshtron një profet të vetëm, i ka përgënjeshtruar të gjithë të dërguarit, për faktin se mesazhi i tyre është i njëjtë. Ndërkaq, Allahu ka gjykuar se ai që mohon një profet prej profetëve të Tij (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ta!) është jobesimtar. Ai thotë:

"O besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë."

(En Nisa, 163)

Në hadithin profetik flitet për hebrenjtë dhe të krishterët në lidhje me këtë çështje. Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:

"Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, se nuk ka njeri nga ky umet, qoftë hebre, apo i krishterë, që dëgjon për mua, e pastaj vdes pa besuar shpalljen me të cilën jam dërguar, vetëm se do të jetë banor i Zjarrit!"

[Sahihu i Muslimit, nr. 170].

Ai gjithashtu ka thënë:

"Nuk do të hyjë në Xhenet askush përveç atij që është musliman."

(Transmetuan Buhariu nr. 2620 dhe Muslimi nr. 1003).

Sa u përket të krishterëve monoteistë, të cilët nuk e arritën epokën e Islamit dhe besuan në Allahun si Zot dhe në Isain (paqja qoftë mbi të!) si të dërguar, ata janë besimtarë dhe përfundimi i tyre do të jetë Xheneti.

Por duhet të dihet se njeriut që nuk ka dëgjuar për mesazhin e Islamit, nuk e ka ditur se çfarë është feja e Allahut dhe të cilit nuk i është bërë i qartë argumenti, Allahu nuk i bën padrejtësi; sepse Allahu gjykon me drejtësi dhe nuk u bën njerëzve asnjë padrejtësi. Kur të vijë Dita e Gjykimit dhe Allahu t'i ringjallë krijesat, Ai do t'i sprovojë ata që nuk u ka arritur mesazhi i Islamit; nëse ata do të besojnë dhe dhe do ta pranojnë të vërtetën, do të hyjnë në Xhenet (parajsë), ndërsa nëse e përgënjeshtrojnë dhe tregohen mendjemëdhenj, Ai do t'i fusë në Zjarrin e Xhehenemit; për shkak të mosbesimit, kokëfortësisë dhe mendjemadhësisë së tyre ndaj Allahut.

المصدر

قسم الأديان والفرق

ملاحظات

--