Përse hyjnë jomuslimanët në Xhehenem, edhe kur janë të mirë?
- محاور التعريف بالإسلام
- اليوم الآخر والمصيرالنار
- مصدر الإجابة
- قسم ما يتعلق بغير المسلمين والشرك والعبادة
- الباب / الفصل
- (قسم ما يتعلق بغير المسلمين والشرك والعبادة)
السؤال
Përse hyjnë jomuslimanët në Xhehenem, edhe kur janë të mirë?
الجواب
Shpesh mund të parashtrohet kjo pyetje: Si hyn në Zjarr ai që ka bërë një jetë të mirë, është sjellë me ndershmëri dhe mirësi, vetëm ngaqë nuk ishte musliman? A nuk është kjo padrejtësi?
E drejta më e madhe është e drejta e Allahut në raport me teuhidin (monoteizmin). Njeriu mund të sillet mirë me krijesat, por nëse mohon Krijuesin e tij, i Cili e ka begatuar me çdo gjë, ai ka mohuar të drejtën më të madhe. Pra, e drejta e Allahut është më e madhe se e drejta e robërve, e kjo e drejtë nënkupton që Ai të adhurohet i vetëm, pa asnjë ortak. Allahu i Madhëruar thotë:
"Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë!"
(En Nisa, 1)
Kushdo që mohon teuhidin (monoteizmin), nuk i pranohet asnjë vepër tjetër, çfarëdo qoftë ajo.
Allahu nuk pranon asnjë vepër, përveçse me dy kushte: të besohet në Të dhe adhurimi të jetë i sinqertë për Të. Pra, atij që i mungon besimi, nuk i pranohen veprat, edhe nëse tek ai njeri ka mirësi për njerëzit. Allahu i Lartësuar thotë:
"Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi."
(El Furkan, 3)
Kushdo që bën një mirësi, duke qenë jomusliman, ndodh që Allahu ta shpërblejë në këtë botë: me qetësi shpirtërore, me reputacion të mirë, me pasuri ose me fëmijë. Profeti (paqja qoftë mbi të!) ka thënë:
"Vërtet, kur jobesimtari bën një vepër të mirë, në këmbim të saj i jepet një e mirë prej kësaj bote." (Muslimi nr. 2808)
Ndërsa në botën tjetër, nuk i bën dobi asnjë vepër pa besim.
Allahu është i drejtë dhe nuk dënon askënd, përveçse pasi t'i ketë arritur argumenti dhe ai ta ketë refuzuar atë. Allahu i Lartësuar thotë:
"Ne nuk dënojmë asnjë popull, para se të çojmë të dërguar!"
(El Isra, 15)
Kushdo që ka jetuar dhe nuk i ka arritur mesazhi i saktë, gjykimi i tij në Ditën e Gjykimit i takon Allahut; ky njeri do të sprovohet në një formë përmes së cilës do të dëshmohet drejtësia dhe mëshira e Allahut.
Mirësia ndaj njerëzve nuk i bën dobi atij që mohon Krijuesin e tij. Kjo i ngjan një punonjësi të sinqertë me kolegët e tij, por që mohon ekzistencën e drejtorit të kompanisë i cili e ka punësuar. Pra, problemi nuk qëndron te sjellja e tij me kolegët, por te mohimi që ai i bën atij të cilit i takon e drejta më e madhe.
Hyrja në Zjarr e atij që vdes në kufër (mosbesim) nuk është padrejtësi, por është drejtësi nga ana e Allahut, sepse mëkati më i madh është mohimi i teuhidit (monoteizmit). Megjithatë, Allahu nuk i bën padrejtësi askujt: ai të cilit i ka arritur e vërteta dhe ia ka kthyer shpinën, e meriton dënimin, e atij që nuk i ka arritur argumenti, gjykimi i tij i takon Allahut. Drejtësia e plotë do të shfaqet në Ditën e Gjykimit, atëherë kur askujt nuk do t'i bëhet padrejtësi as sa një thërrmijë.
المصدر
ملاحظات
--