Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

67 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Me të vërtetë rukjet (yshtjet, që nuk përputhen me fenë), temimet (hajmalitë) dhe tiveleja (diçka që bëhej me pretendimin se sillte dashuri) janë shirk.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Ai që lexon Kuran haptazi është si ai që jep sadaka haptazi, ndërsa ai që lexon Kuran fshehtazi është sikurse ai që jep sadaka fshehtazi."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
"A t'ju tregoj për atë që është më e mirë se pozita e agjërimit, namazit dhe lëmoshës?" Thanë: "Patjetër." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Rregullimi i marrëdhënieve mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve mes njëri-tjetrit është shkatërruese (rruajtëse)."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
“Ai që betohet në amanet, nuk është prej nesh.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Ahmedi.
"Zoti është më afër robit në mes të natës, kështu që, nëse mund të jesh ndër ata që e përmendin Allahun në atë orë, bëje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.
Një ditë i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit dhe na këshilloi me një këshillë drithëruese, që na i tronditi zemrat e na i përloti sytë. Atëherë ne i thamë: "O i Dërguari i Allahut, këto fjalë po na duken sikur janë këshillë lamtumirëse, andaj na porosit!" Ai tha: "Ju porosis të keni frikë Allahun dhe të jeni të dëgjueshëm e të bindur, edhe nëse ju bëhet prijës ndonjë rob abisinas. Pas meje do të shihni kundërshti të shumta, andaj kapuni fort pas traditës sime dhe traditës së kalifëve të drejtë e të përudhur, shtrëngojeni me dhëmballë dhe ruajuni nga gjërat e shpikura, sepse çdo bidat është lajthitje."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Më treguan dy burra se kishin shkuar tek Profeti ﷺ në Haxhin e Lamtumirës, ndërkohë që ai po ndante lëmoshën, dhe i kërkuan prej saj. Ai ngriti shikimin drejt nesh dhe e uli, pa se ishim të fortë dhe tha: “Nëse dëshironi, do t'ju jap, por në të nuk ka pjesë për të pasurin, e as për të fortin që mund të fitojë.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Nesaiu.
"Një natë me shi dhe me erë të fortë, dolëm të kërkonim Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!) që të na falte namazin. Kur e gjeta, më tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Përsëri tha: 'Thuaj!' Por unë nuk thashë asgjë. Ai përsëri tha: 'Thuaj!' Kësaj here unë i thashë: 'Çfarë të them?' Ai tha: 'Kul huvallahu ehad dhe dy Mbrojtëset (Feleku dhe Nasi) në mëngjes dhe në mbrëmje nga tri herë, të mjaftojnë për çdo gjë".
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu.