Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Grada e hadithit

"Ishte një njeri që nuk di askënd të ishte më larg xhamisë se ai, e megjithatë nuk i shpëtonte asnjë namaz. I thanë (ose i thashë): “Sikur të blije një gomar për t'i hipur në errësirë e në vapë të madhe!” Ai tha: “Nuk do të më gëzonte që shtëpia ime të ishte pranë xhamisë, sepse unë dua të më shkruhet ecja ime për në xhami dhe kthimi im, kur kthehem te familja ime.” Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Allahu t'i ka bashkuar të gjitha këto për ty.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"O Profet i Allahut, sikur të na vijnë udhëheqës që na kërkojnë përmbushjen e obligimeve ndaj tyre, por ata nuk i përmbushin obligimet e tyre ndaj nesh, çfarë na urdhëron të bëjmë?" Profeti ﷺ nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri. Prapë nuk iu përgjigj, e ai pyeti përsëri për të dytën herë, ose për të tretën. Ndërkohë, Eshath ibn Kajsi e tërhoqi atë nga vetja, e në atë rast Profeti ﷺ iu përgjigj: “Dëgjojini dhe bindjuni atyre, sepse ata e bartin përgjegjësinë për atë që janë të obliguar, sikundërqë ju e bartni përgjegjësinë për atë që jeni të obliguar.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Nëse dikush vjen, pasi të jeni bashkuar rreth një prijësi dhe dëshiron që të thyejë boshtin tuaj ose të shpartallojë unitetin tuaj, vriteni.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"O Allah! Ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i mundon ata, mundoje edhe Ti atë! E, ai që merr post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve dhe i trajton me butësi, trajtoje edhe Ti me butësi!"
Sahih Transmeton Muslimi.
“Do të ketë shumë trazira (fitne). Vini re, se pastaj do të jenë disa trazira të tjera. Ai që qëndron ulur në kohën e tyre është më i mirë se ai që ecën. Ai që ecën, është më i mirë se ai që vrapon drejt saj. Vini re, kur të zbresin ose kur të ndodhin trazirat, ai që ka deve, le të shkojë larg trazirave, për te devetë e veta. Ai që ka dele, le të shkojë te delet e veta. Ai që ka arë, le të shkojë tek ara e vet!” Një burrë pyeti: “O i Dërguari i Allahut, nëse dikush s'ka as deve, as dele e as arë të veten?” Profeti ﷺ tha: “Le t'ia mësyjë shpatës së vet dhe t'ia shtypë të mprehtët e saj me gur, e pastaj le të shpëtojë, nëse ka mundësi të shpëtojë. O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?! O Allah, a e kumtova?!” Një burrë tha: “O i Dërguari i Allahut, nëse më detyrojnë të shkoj me njërën palë ose me njërin grup dhe në atë rast një njeri më godet me shpatë ose më vjen ndonjë shigjetë e më vret?” Profeti ﷺ tha: “Ai e bart mëkatin e vet dhe mëkatin tënd, e pastaj bëhet prej banorëve të Zjarrit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“I Dërguari i Allahut ﷺ ngarkoi një burrë, që quhej Ibn Lutbije, për të mbledhur zekatin e fisit benu sulejm. Kur u kthye, Pejgamberi ﷺ i kërkoi llogari, e në atë rast ai tha: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo më është dhuruar mua.” I Dërguari i Allahut ﷺ iu drejtua: “Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës sate, e të shohim nëse po të vjen ty dhurata, nëse je i sinqertë?” Pastaj na ligjëroi, e falënderoi, e madhëroi Allahun dhe tha: “Unë ngarkoj ndonjërin prej jush, me ndonjë punë të cilën ma ka ngarkuar Allahu, e pastaj ai vjen dhe thotë: “Kjo është pasuria juaj, kurse kjo dhuratë më është dhënë mua.” Vallë, pse nuk qëndron në shtëpinë e babait a të nënës së vet, e të shohim nëse po i vjen dhurata? Betohem në Allahun se, nëse dikush prej jush merr diçka pa hak, në Ditën e Kiametit do ta takojë Allahun duke e bartur atë që ka marrë. Do t'ju njoh nëse e takoni Allahun duke bartur një deve (në shpinë) duke buluritur, ose një lopë duke pëllitur, ose një dele duke blegëruar.” Pastaj i ngriti duart, saqë i dallohej bardhësia e sqetullave dhe tha: “O Allah, a ua kumtova?” (Ebu Humejdi shton): “Tërë këtë e kam parë dhe dëgjuar me sytë dhe veshët e mi.”
Sahih Muttefek alejhi
“Teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte tek unë, pranë meje kaloi Havla bint Tuvejt ibn Habib ibn Esed ibn Abduluzai, e atëherë unë thashë: “Kjo është Havla bint Tuvejti, për të cilën flitet se nuk fle natën, e në këtë rast i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Nuk fle natën?! Bëni vepra të mira aq sa mundeni, se, pasha Allahun, Allahu nuk mërzitet (duke ju shpërblyer) derisa ju të mërziteni (nga veprat).”
Sahih Muttefek alejhi
“Do të vijnë prijës të cilët do të veprojnë gjëra të lejuara dhe të ndaluara, andaj, ai që i dallon ato, i ka ikur mëkatit, e ai që i kundërshton ato, ka shpëtuar, kurse ai që pajtohet me to dhe i pason (nuk ka shpëtuar).” Thanë: "A t'i luftojmë?" Tha: “Jo, përderisa e falin namazin.”
Sahih Transmeton Muslimi.