Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

5 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
Sahih Muttefek alejhi
ka thënë: ''O i Dërguar i Allahut, cila është e drejta e gruas ndaj burrit të saj?'' Ai tha: “Ta ushqesh kur ushqehesh vetë, ta veshësh kur vesh veten ose kur fiton të ardhura, mos ta godasësh në fytyrë, mos e fyej dhe mos e lër (në shpërfillje), përveçse brenda në shtëpi.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Besimtari me besimin më të plotë është ai që ka moral më të mirë. Më të zgjedhurit prej jush janë ata që janë më të mirët me gratë e tyre."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
“Kushdo që ka dy gra dhe anon më shumë nga njëra prej tyre, në Ditën e Gjykimit vjen me gjysmën e trupit të anuar (shtrembër).”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
“Mos i rrihni robëreshat e Allahut.” Pas njëfarë kohe, Omeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “Gratë janë bërë të pabindura ndaj burrave të tyre!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ lejoi që ato të rrihen, por, pas kësaj, shumë gra u paraqitën te gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ për t'u ankuar nga burrat e tyre. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Shumë gra janë paraqitur te familja e Muhamedit (ﷺ) për t'u ankuar nga burrat e tyre; të këtillët nuk konsiderohen prej më të mirëve nga mesi juaj.”
Sahih Transmetojnë Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.