Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

38 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe tha: “Es Selamu alejkum!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj njeriu u ul. Profeti ﷺ tha: “Dhjetë.” Pastaj erdhi një tjetër dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullah!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Njëzet.” Pastaj erdhi i treti dhe tha: “Es Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!”. Ai ia ktheu selamin, pastaj (njeriu) u ul. Profeti ﷺ tha: “Tridhjetë.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ahmedi dhe Darimiu.
“Më i dashuri prej jush tek unë dhe më i afërti me mua në kuvend në Ditën e Gjykimit është ai më i moralshmi, kurse më i urryeri prej jush tek unë dhe më i largëti nga unë në kuvend në Ditën e Gjykimit, janë llomotitësit, llafazanët dhe mutefejhikunët. Thanë: "E dimë cilët janë llomotitësit e llafazanët, po mutefejhikunët cilët janë?" Ai u përgjigj: "Mendjemëdhenjtë.”
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
O i Dërguari i Allahut, ndaj kujt duhet të jem më i përkushtuar? Ai tha: “Ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj nënës sate, pastaj ndaj babait tënd, pastaj më i afërmi e kështu me radhë.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
"Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje, nuk e ngrinte zërin në tregje dhe nuk e kthente të keqen me të keqe; përkundrazi, i falte dhe i toleronte të tjerët."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"A t'ju tregoj se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej jush?" Ata heshtën, dhe ai e tha këtë tri herë. Pastaj një njeri tha: "Patjetër, O i Dërguari i Allahut, na trego se cili është më i miri dhe cili më i keqi prej nesh." Atëherë Profeti ﷺ tha: "Më i miri prej jush është ai prej të cilit shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit janë të sigurt, kurse më i keqi prej jush është ai prej të cilit nuk shpresohet mirësia dhe nga e keqja e të cilit njerëzit nuk janë të sigurt."
Sahih Transmeton Tirmidhiu.
"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.