Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

22 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Profetit ﷺ, gjatë mbathjes së sandaleve, krehjes së flokëve, pastrimit dhe çdo pune tjetër, i pëlqente të fillonte nga ana e djathtë."
Sahih Muttefek alejhi
"Profeti i Allahut ﷺ u shkroi Kisrës, Kajserit, Nexhashiut dhe çdo tirani, duke i ftuar tek Allahu i Lartmadhëruar, e ky nuk ishte ai Nexhashiu, të cilit Profeti ﷺ ia fali namazin (e xhenazes në mungesë)."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk ka ngrënë dy vakte në një ditë, përveçse njëri prej tyre ishte hurma."
Sahih Muttefek alejhi
“Nesër do t'ia jap këtë flamur një njeriu, nëpërmjet të cilit Allahu do të mundësojë çlirimin: njeri që e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ dhe që Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke hamendësuar se kujt do t'i jepej (flamuri). E, kur u gdhinë njerëzit, shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ, duke shpresuar secili që flamuri t'i jepej atij. Profeti ﷺ pyeti: “Ku është Ali ibën Ebi Talibi?” Dikush tha: "Ka shqetësime me sytë, o i Dërguari i Allahut." - "Thirreni këtu", - tha Profeti ﷺ. Kur erdhi, i Dërguari i Allahut ﷺ vendosi pështymën e tij në sytë e tij, u lut për të dhe ai u shërua, sikur të mos kishte pasur asgjë. Pastaj Profeti ﷺ ia dha flamurin dhe Aliu tha: "O i Dërguari i Allahut, t'i luftoj derisa të bëhen sikurse ne (muslimanë)?" Profeti ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa shkuar në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë obligimi kanë kundrejt Allahut në Islam. Pasha Allahun, që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më e mirë për ty sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve).”
Sahih Muttefek alejhi
"Shtrati i të Dërguarit të Allahut ﷺ ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme." Ndërsa te transmetimi i Muslimit qëndron: "Jastëku i të Dërguarit të Allahut ﷺ, mbi të cilin mbështetej, ishte prej lëkure, i mbushur me fije palme."
Sahih Muttefek alejhi
"I Dërguari i Allahut ﷺ ishte njeriu me moralin më të mirë."
Sahih Muttefek alejhi