Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

110 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (48)
"Familja e Muhamedit ﷺ nuk është ngopur me ushqim gruri tri net radhazi, që kur erdhi në Medinë e derisa ndërroi jetë."
Sahih Muttefek alejhi
"I gjithë umeti im është i falur, përveç atyre që i publikojnë mëkatet e tyre!" Një formë e publikimit të mëkatit është që njeriu të bëjë një mëkat natën, dhe ndërkohë që Allahu e ka mbuluar ai gdhihet dhe thotë: 'O filan, mbrëmë natën bëra këtë e atë (mëkat)'. E ndërkohë që Zoti i tij e kishte mbuluar atë gjatë natës, ai gdhihet dhe e heq mbulesën e Allahut nga vetja!'"
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Lartmadhëruar e shtrin Dorën gjatë natës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë ditës, dhe e shtrin Dorën gjatë ditës, që të pendohet ai që bën mëkate gjatë natës, derisa Dielli të lindë nga perëndimi.”
Sahih Transmeton Muslimi.
Kur zbriti ajeti: "Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për kënaqësitë (e kësaj bote)!", (Et Tekathur, 8) thashë: "O i Dërguari i Allahut, për çfarë kënaqësish do të pyetemi, kur ato janë vetëm dy të zezat: hurma dhe uji?" Profeti ﷺ tha: "Kjo do të ndodhë."
Hasen Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
“Allahu thotë: “Për robërit e Mi të mirë kam përgatitur gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka dëgjuar dhe askujt nuk i ka shkuar në mendje.” Nëse doni, lexojeni ajetin: “Askush nuk di se çfarë kënaqësish janë fshehur për ta (në jetën tjetër)...” (Es Sexhde, 17)
Sahih Muttefek alejhi
"Teksa ishim me të Dërguarin e Allahut ﷺ, u dëgjua një krismë (sikur të binte diç nga lart) dhe, në atë rast, Profeti ﷺ tha: “E dini çfarë është kjo krismë? - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - i thamë. - “Ky është një gur që ishte hedhur në Zjarr para shtatëdhjetë vjetësh. Ai po binte ende në Zjarr derisa e arriti fundin e tij”, - tha Profeti ﷺ."
Sahih Transmeton Muslimi.
“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”
Neveviu ka thënë: Hadith i gradës së mirë. E shënon Ibn Maxhe dhe disa të tjerë me zinxhirë të mirë transmetuesish.
“Shikoni ata që janë poshtë jush e mos i shikoni ata që janë sipër jush, sepse kështu ka më pak gjasa që të mos i përçmoni begatitë e Allahut ndaj jush.”
Sahih Muttefek alejhi