Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

53 nga 841 kartela

Hiq filtrat
“Izari i muslimanit duhet të jetë te gjysma e kërcirit, mirëpo nuk prish punë ose nuk ka mëkat, edhe nëse e lëshon prej mesit të kërcirit e deri tek nyjat e këmbës. Ndërsa, ajo që zbret nën nyja të këmbës, do të jetë në Zjarr, dhe cilindo që e zvarritë izarin nga mendjemadhësia, nuk do ta shikojë Allahu.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Kushdo që mëson një dituri prej asaj me të cilën kërkohet fytyra e Allahut të Lartmadhërishëm, e nuk e mëson atë përveçse për të arritur me të ndonjë përfitim nga kjo botë, nuk do ta gjejë aromën e Xhenetit në Ditën e Kiametit” - domethënë, erën e tij."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka urdhëruar shtatë gjëra dhe na ka ndaluar shtatë të tjera. Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, ta përcjellim xhenazen, të lutemi për atë që teshtin, t’ia përmbushim betimin ose kërkesën e atij që na është betuar, t’i dalim në ndihmë të shtypurit, t’i përgjigjemi ftesës dhe ta përhapim selamin. Ndërkaq, na ka ndaluar unazën e arit (ose ka thënë: rrethin e arit), pirjen në enë argjendi, nga shalat dhe shtrojat e mëndafshta, veshjet e mëndafshta, si dhe nga veshja e armaçit, mëndafshit (të zakonshëm), dhe mëndafshit të vrazhdë (istebrak).”
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ u bënte rukje disa të sëmurëve, duke ua vënë dorën e djathtë sipër dhe duke lexuar: “Edhhibil be's Rabben-nas, veshfi, Entesh-Shafi, la shifae il-la shifauke, shifaen la jugadiru sekamen (O Zoti i njerëzve! Largoje dhimbjen! Shëro, sepse Ti je Shëruesi, nuk ka shërim përpos shërimit Tënd, shërim i cili nuk lë sëmundje)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikujt nga ju iu hapet goja, le ta mbyllë me dorë, sepse futet shejtani.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Profeti ﷺ nuk e refuzonte parfumin."
Sahih Transmeton Buhariu.
"I Dërguari i Allahut ﷺ po bënte itikaf në xhami, kur i dëgjoi ata duke lexuar me zë të lartë. Ai e largoi perden dhe tha: "Vini re! Secili prej jush po i lutet Zotit të tij, prandaj mos e shqetësoni njëri-tjetrin dhe mos e ngrini zërin mbi njëri-tjetrin gjatë leximit", - ose tha: "në namaz".
Sahih Transmeton Ebu Davudi.
"Detyrat e muslimanit ndaj muslimanit janë pesë: kthimi i selamit, vizita e të sëmurit, përcjellja e xhenazes, përgjigjja ndaj ftesës dhe lutja për atë që teshtin."
Sahih Muttefek alejhi