Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

53 nga 841 kartela

Hiq filtrat
"Kur ndonjëri prej jush vjen në një tubim, le të përshëndesë me selam. Kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë po ashtu me selam, sepse përshëndetja e parë nuk ka më shumë të drejtë se e fundit."
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
“Mos u paraprini hebrenjve dhe të krishterëve me selam, e kur të takoni ndonjërin prej tyre në rrugë, detyrojeni të kalojë nëpër pjesën më të ngushtë të rrugës.”
Sahih Transmeton Muslimi.
“Mos e mbani me dorën e djathtë organin gjenital gjatë urinimit e as mos u pastroni nga jashtëqitja me dorën e djathtë, si dhe mos merrni frymë në enë (gjatë pirjes në të)!”
Sahih Muttefek alejhi
“Allahu i Lartmadhëruar thotë: “I biri i Ademit më fyen Mua. Ai e shan kohën, ndërkohë Unë jam koha (Zoti i saj). Unë e sjell natën dhe ditën.”
Sahih Muttefek alejhi
se, sa herë që teshtinte i Dërguari i Allahut ﷺ, vendoste në gojën e tij dorën ose rrobën, me to e zvogëlonte ose e ulte zërin.
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ahmedi.
"Ai që është në mjet i jep selam atij që është në këmbë. Ai që është në këmbë i jep selam atij që është ulur. Ata që janë pak i japin selam atyre që janë shumë."
Sahih Muttefek alejhi
“A e dini çfarë është përgojimi?” Ata thanë: "Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri." Profeti ﷺ tha: “Të përmendësh për vëllanë tënd atë që ai e urren.” Dikush pyeti: "Çfarë mendon nëse vëllai im e ka atë që e them?" Profeti ﷺ tha: “Nëse e ka atë që e thua, pikërisht kjo është përgojim, e, nëse nuk e ka, atëherë i ke bërë shpifje atij.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Isha djalosh i vogël nën përkujdesjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Teksa hanim, dora ime shkonte andej-këndej nëpër pjatë. I Dërguari i Allahut ﷺ më tha: “O djalosh! Thuaj: "Bismilah", ha me të djathtën dhe ha pranë vetes!” Që nga ai çast, vazhdimisht veproj ashtu gjatë ngrënies.”
Sahih Muttefek alejhi