Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

50 nga 841 kartela

Hiq filtrat
një burrë e pyeti Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!): "Cila cilësi e Islamit është më e mira?" Ai u përgjigj: "Të japësh ushqim dhe të përshëndesësh me selam ata që i njeh dhe ata që nuk i njeh."
Sahih Muttefek alejhi
"Vërtet Allahu kënaqet me robin që ha një kafshatë dhe e falënderon Atë për të dhe pi një gllënjkë dhe e falënderon Atë për të."
Sahih Transmeton Muslimi.
"Në Ditën e Gjykimit, asgjë nuk do të jetë më e rëndë në peshoren e besimtarit sesa morali i mirë. Pa dyshim, Allahu e urren njeriun e pandershëm dhe të paturpshëm."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu.
"Kur takohen dy muslimanë dhe i shtrëngojnë duart, u falen mëkatet para se të ndahen.”
Sahih bi muxhmui turukihi Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
"Në kohën e Profetit ﷺ ishte një burrë që quhej Abdullah, të cilin e thërrisnin me nofkën gomar. Ai e bënte të qeshte të Dërguarin e Allahut ﷺ. Profeti ﷺ e kishte fshikulluar për shkak të pirjes së alkoolit. Një ditë e sollën atë dhe ai urdhëroi që ta fshikullonin. Një burrë nga të pranishmit tha: “O Allah, mallkoje! Sa shpesh e sjellin!” Profeti ﷺ tha: “Mos e mallkoni! Betohem në Allahun, unë e di që ai e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”
Sahih Transmeton Buhariu.
"Allahu e ndriçoftë një njeri që dëgjon prej nesh diçka dhe e përcjell ashtu siç e ka dëgjuar, sepse ndodh, që ai të cilit i përcillet, të jetë më i kuptueshëm se ai që e ka dëgjuar."
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
“Vishni rroba të bardha, sepse ato janë ndër veshjet tuaja më të mira, dhe me to qefinosni të vdekurit tuaj.”
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.
"Muslimani (i vërtetë) është ai nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët janë të sigurt dhe mërgimtar (i vërtetë) është ai i cili i braktis gjërat që Allahu i ka ndaluar."
Sahih Muttefek alejhi