Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

103 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
"Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semiallahu limen hamideh, Allahumme rabbena, lekel-hamd, mil’es-semavati ve mil’el-erdi, ve mi’e ma shite min shejin badu (Allahu e pranon lavdinë e atij që i bën lavdi! O Allah, Zoti ynë, ty të takon lavdia, aq sa mbushen qiejt, Toka dhe çdo gjë tjetër që Ti do).”
Sahih Transmeton Muslimi.
“I Dërguari i Allahut ﷺ na ka ndaluar të falemi dhe t'i varrosim të vdekurit tanë në tri kohë: Kur Dielli të lindë qartë, derisa të ngrihet, kur Dielli është në zenit derisa të lëvizë, dhe kur Dielli të ulet për të perënduar, derisa të perëndojë.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"I Dërguari i Allahut ﷺ ma mësoi teshehudin ashtu siç më mësonte ndonjë sure Kurani, ndërkohë shuplaka ime ishte mes dy shuplakave të tij: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin. Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu (Përshëndetjet, lutjet dhe mirësitë i takojnë Allahut. Paqja, mëshira dhe bekimi qofshin mbi ty, o Pejgamber! Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë! Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij)." Në një tekst të Buhariut dhe të Muslimit, qëndron: “Vetë Allahu quhet Es-Selam. Kur dikush të ulet në namaz, le të thotë: "Et-tehijjatu lil-lahi ues-salavatu uet-tajjibatu. Es-selamu alejke ejjuhen-nebijju ue rahmetullahi ue berakatuhu. Es-selamu alejna ue ala ibadil-lahis-salihin." Duke e thënë këtë, përfshini çdo rob të mirë të Allahut, në qiell dhe në Tokë. (Pastaj le të vazhdojë:) "Eshhedu en la ilahe il-lallah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue resuluhu" Pastaj le të lavdërojë Allahun me çfarë të dojë.”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur dikush ka dyshime në namaz dhe nuk di sa rekate i ka falur, tri apo katër, le ta shpërfillë dyshimin dhe le të mbështetet në atë që është i sigurt. Pastaj le t'i bëjë dy sexhde para se të japë selam. Nëse i ka falur pesë rekate, këto dy sexhde do t'ia bëjnë namazin çift, e, nëse i ka plotësuar katër rekate, atëherë dy sexhdet do ta poshtërojnë shejtanin.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Mos u ulni mbi varre e mos u falni në drejtim të tyre!"
Sahih Transmeton Muslimi.
"I falen mëkatet atij njeriu i cili i thotë këto fjalë kur dëgjon muezinin: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut, i Cili është i vetëm dhe nuk ka ortak dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Jam i kënaqur me Allahun si Zot dhe me Muhamedin si Pejgamber dhe me Islamin si fe".
Sahih Transmeton Muslimi.
Prej sunetit është që kur muezini thotë në ezanin e sabahut "Hajje alel felah", të thotë: "Es Salatu hajrum-minen-neum".
Sahih E shënojnë Ibn Huzejme, Darakutniu dhe Bejhekiu.
se i Dërguari i Allahut ﷺ hyri në xhami. Pas tij hyri një burrë dhe u fal, pastaj erdhi dhe i dha selam Profetit ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal si më parë, pastaj erdhi te Profeti ﷺ dhe i dha selam. Ai i tha: “Ve alejke selam”. Pastaj vazhdoi: “Kthehu dhe falu, se nuk je falur.” Kështu veproi tri herë. Në fund, personi në fjalë tha: “Betohem në Atë që të ka dërguar me të vërtetën se nuk di më mirë! Prandaj, më mëso!” Profeti ﷺ i tha: “Kur të ngrihesh për t'u falur, merre tekbrin (thuaj: “Allahu Ekber"), pastaj lexo ndonjë pjesë të Kuranit që e di. Pastaj bjer në ruku dhe qëndro derisa të qetësohesh në ruku, pastaj ngrihu derisa të drejtohesh në këmbë. Pastaj, bjer në sexhde derisa të qetësohesh në sexhde, pastaj ngrihu dhe qëndro derisa të qetësohesh ulur. Kështu vepro gjatë gjithë namazit.”
Sahih Muttefek alejhi