Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

103 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
“Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Mbi dëshminë se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është i Dërguari i Tij, faljen e namazit, dhënien e zekatit, kryerjen e haxhit dhe agjërimin e Ramazanit.”
Sahih Muttefek alejhi
“Myezinët do t'i kenë qafat më të gjata në mesin e njerëzve në Ditën e Kiametit.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Vërtet ndërmjet njeriut dhe shirkut e kufrit qëndron lënia e namazit."
Sahih Transmeton Muslimi.
"O Allah, mos ma bëj varrin idhull! Allahu mallkoi një popull që i shndërruan varret e profetëve të tyre në faltore."
Sahih Transmeton Ahmedi.
se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe i tha: “Në qoftë se unë i fal namazet e detyrueshme, e agjëroj Ramazanin, hallallin e quaj hallall e haramin haram dhe nuk shtoj asgjë tjetër, a do të hyj në Xhenet? Ai tha: “Po.”
Sahih Transmeton Muslimi.
Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.
Sahih Transmeton Muslimi.
“Po rrinim me të Dërguarin e Allahut ﷺ në xhami, kur erdhi një beduin dhe u ndal të urinojë në xhami. Shokët e të Dërguarit të Allahut ﷺ iu drejtuan: “Ndal, ndal!” Por, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Mos ia ndërpritni! Lëreni!”, andaj e lanë derisa e kreu urinimin. Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ e thirri dhe i tha: “Këto xhami nuk janë bërë për këto gjëra, urinim e ndyrësi, porse ato janë bërë për ta përmendur Allahun e Madhërishëm, për namaz dhe lexim të Kuranit”, ose sido që të ketë thënë i Dërguari i Allahut ﷺ. Pastaj urdhëroi njërin nga të pranishmit, i cili solli një kovë me ujë dhe ia hodhi vendit ku urinoi beduini.”
Sahih Muttefek alejhi
“Sikur të dinte ai që kalon përpara namazliut (mes tij dhe sutrës) se me çfarë mëkati ngarkohet, do të ishte më mirë të priste dyzet sesa t'i kalonte përpara.” Ebu Nadri ka thënë: “Nuk di a përmendi: dyzet ditë, muaj apo vjet.”
Sahih Muttefek alejhi