Skip to content
841 Hadithe

Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit

Filtro rezultatet

103 nga 841 kartela

Hiq filtrat

Transmetuesi

Shfaq të gjithë transmetuesit (52)
"Pejgamberi ﷺ për asnjë namaz sunet nuk tregonte kujdes të madh e të vazhdueshëm sikurse për dy rekatet sunet të sabahut."
Sahih Muttefek alejhi
“I Dërguari i Allahut ﷺ namazin e fillonte me tekbir, kurse leximin e Kuranit me: “Elhamdu lilahi rabil alemin (Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve).” Kur binte në ruku, kokën as e ngrinte, as e ulte shumë, por në mes këtyre dyjave. Kur ngrihej nga rukuja, nuk binte në sexhde pa u drejtuar mirë në këmbë. Po ashtu, kur ngrihej nga sexhdeja, nuk binte sërish në sexhde pa u drejtuar mirë ulur. Pas çdo dy rekateve e thoshte etehijatin. Gjatë qëndrimit ulur shputën e majtë e shtrinte dhe ulej mbi të, kurse të djathtën e ngrinte përpjetë (me gishta në tokë). Ai ndalonte uljen shejtançe dhe ndalonte që njeriu t'i shtrijë krahët siç i shtrijnë bishat e egra. Në fund, namazin e përfundonte me selam.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Kur të thirret ikameti për namaz, nuk ka namaz përveç atij të detyrueshëm."
Sahih Transmeton Muslimi.
Profeti ﷺ asnjëherë nuk i linte katër rekate para drekës dhe dy para sabahut.
Sahih Transmeton Buhariu.
i Dërguari i Allahut ﷺ e përfundonte namazin e detyrueshëm, thoshte: “La ilahe il-lallahu vahdehu la sherike leh, lehul-mulku ve lehul-hamdu, ve huve ala kul-li shej’in Kadir. Allahumme la mania lima a’tajte, ve la mu'tije lima mena’te, ve la jenfeu dhel-xheddi minkel-xhed."
Sahih Muttefek alejhi
“Ai që ha hudhër ose qepë, të mos na afrohet, - ose ka thënë: të mos i afrohet xhamisë sonë, por le të qëndrojë në shtëpinë e vet.” Profetit ﷺ i sollën një enë me bishtaja (të gatuara). Ai me t'i nuhatur erën, pyeti se çfarë kishte në të. Kur i treguan se kishte bishtaja, tha: “Afrojuani!” - disa shokëve të tij, që ishin së bashku. Kur (njëri prej tyre) pa (se Profeti ﷺ e refuzoi), hezitoi të hante. Profeti ﷺ tha: “Ha, sepse unë flas me atë që ti nuk flet (me Xhibrilin).”
Sahih Muttefek alejhi
“Kur të dëgjoni myezinin, përsëritni fjalët që i thotë e pastaj dërgoni salavate për mua, sepse ai që dërgon salavate për mua një herë, Allahu do të dërgojë salavate (do ta lavërojë) për të dhjetë herë. Pastaj kërkoni prej Allahut për mua vesilen, e cila është pozitë në Xhenet që i takon vetëm një robi të Allahut. Kam shpresë të jem unë ai. Ai që kërkon vesilen për mua, do ta gëzojë ndërmjetësimin tim.”
Sahih Transmeton Muslimi.
"Janë disa fjalë, të cilat kush i thotë në fund të çdo namazi farz, nuk ka për t'u zhgënjyer; 33 herë subhanallah, 33 herë elhamdulilah dhe 34 herë Allahu ekber".
Sahih Transmeton Muslimi.