عربي - Arabic English Qafár af - Afar Afrikaans - Afrikanns Akan Shqip - Albanian አማርኛ - Amharic Հայերեն - Armenian অসমীয়া - Assamese Azərbaycanca - Azerbaijani Bamanankan - Bambara Bassa Bemba বাংলা - Bengali Bosanski - Bosnian Български - Bulgarian မြန်မာဘာသာ - Burmese Bisaya - Cebuano Cham Нохчий - Chechen chiCheŵa - Chewa 中文 - Chinese Адыгэбзэ - Circassian Hrvatski - Croatian Česky - Czech Dagbani Dansk - Danish فارسی دری - Dari Dendi ދިވެހި ބަސް - Dhivehi Nederlands - Dutch إستوني - Estonian Suomi - Finnish Fon Français - French Fulfulde - Fula ქართული - Georgian Deutsch - German Ελληνικά - Greek ગુજરાતી - Gujrati Kreyòl ayisyen - Haitian Creole Hausa हिन्दी - Hindi Magyar - Hungarian Igbo Indonesia - Indonesian Italiano - Italian 日本語 - Japanese Jóola - Jola ಕನ್ನಡ - Kannada Қазақша - Kazakh ភាសាខ្មែរ - Khmer Kikuyu Ikinyarwanda - Kinyarwanda Ikirundi - Kirundi 한국어 - Korean كوردی سۆرانی - kurdish كوردي kurmancî - Kurmanji Kyrgyz ລາວ - Lao latviešu - Latvian Lingala lietuvių - Lithuanian Luganda Македонски - Macedonian Maguindanaon Malagasy - Malagasy Bahasa Melayu - Malay മലയാളം - Malayalam Mandinka मराठी - Marathi Mõõré - Moore नेपाली - Nepali أنكو - NKo Norwegian ଓଡ଼ିଆ - Odia oromoo - Oromo پښتو - Pashto فارسی - Persian Polski - Polish Portuguese ਪੰਜਾਬੀ - Punjabi Română - Romanian Русский - Russian Српски - Serbian Shona සිංහල - Sinhala Slovenščina - Slovenian Soomaaliga - Somali Soninke Sesotho - Sotho Español - Spanish Kiswahili - Swahili Svenska - Swedish Tagalog Тоҷикӣ - Tajik தமிழ் - Tamil తెలుగు - Telugu ไทย - Thai ትግረኛ - Tigrinya Türkçe - Turkish Türkmen - Turkmen Ukrainian اردو - Urdu ئۇيغۇرچە - Uyghur Ўзбек - Uzbek Việt Nam - Vietnamese Wolof Yao Yorùbá - Yoruba Zarma زولو - Zulu
841 Hadithe
Enciklopedia e Hadithit të Pejgamberit
التصنيف الشرعي
Grada e hadithit
Transmetuar në
Transmetuesi
Kur Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ishte rrugës për në Hunejn, kaloi pranë një peme të idhujtarëve, të cilën e quanin "Dhatu en'uat". Në këtë pemë idhujtarët varnin armët e tyre. Disa nga të pranishmit i thanë Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!): "Na cakto dhe neve një Dhatu en'uat siç e kanë ata. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "I patëmeta është Allahu! Kjo që sapo thatë është si ajo që tha populli i Musait: "Cakto një zot për ne siç kanë ata zota!" (A'raf: 138) "Betohem për Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ju do të ndiqni zakonet e atyre që kanë jetuar para jush!".
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيأحكام التشبه، توحيد الألوهية، تفسير الآيات، الشركموضوعات الحديثالتشبه بالكفار، الشرك بالله وأقسامهمحاور التعريف بالإسلامبطلان الشرك وصوره
“Kur njerëzit e shohin zullumqarin dhe nuk e pengojnë (nga zullumi), ka të ngjarë që Allahu t'i ndëshkojë të gjithë."
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيالأخلاق الذميمة، ذم المعاصي، حكم الأمر بالمعروف والنهي عن المنكر، تفسير الآياتموضوعات الحديثالأمر بالمعروف والنهي عن المنكر، الظلم، القرآن وعلومه
"Nuk ka njeri që bën një mëkat, pastaj ngrihet dhe merr abdes, pastaj fal namaz e i kërkon falje Allahut, përveçse Allahu do ta falë." Pastaj lexoi këtë ajet: "Për ata që, kur bëjnë vepra të turpshme ose i bëjnë dëm vetes, e kujtojnë Allahun, i kërkojnë falje për gjynahet e tyre..." (Al Imran, 135)
Sahih Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra”, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيالتوبة، صلاة التطوع، تفسير الآياتموضوعات الحديثالقرآن وعلومه، سعة فضل الله عز وجل، التوبة، صلاة التطوع
"Lexuesit të Kuranit do t’i thuhet (në Ditën e Gjykimit): "Lexo dhe ngrihu (shkallëve të Xhenetit), lexo drejt dhe bukur, siç ke lexuar në dynja, se vendi yt është në ajetin e fundit që e lexon.”
Hasen Transmetojnë Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu në “Es-Sunen el-kubra” dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيوصف القرآن وفضائله، آداب تلاوة القرآن الكريم، صفات الجنة والنارموضوعات الحديثتلاوة القرآن، القرآن وعلومه، الإيمان باليوم الآخر
lidhur me fjalën e Allahut të Lartmadhëruar: "Dhe kush synon në të devijim me padrejtësi, Ne do ta bëjmë të shijojë një dënim të dhembshëm." (El Haxh, 25), ka thënë: “Nëse një njeri do të synonte të bënte devijim në të, ndërsa ndodhet në Aden të Ebjenit (qytet në Jemen), Allahu do ta bënte të shijonte një dënim të dhembshëm.”
Sahih Transmetojnë Ahmedi dhe Hakimi.
التصنيف الشرعيأسباب النزول
"I Dërguari i Allahut ﷺ na lexonte Kuran në çdo gjendje përderisa nuk ishte xhunub."
Hasen Transmetojnë Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيأحكام القرآن والمصاحف، الغسل
“Allahu solli një shembull: një rrugë të drejtë, në të dyja anët e kësaj rruge janë dy mure, në të cilat ka dyer të hapura e në çdo derë ka perde të lëshuara dhe në derën hyrëse të rrugës është një thirrës, i cili thotë: “O njerëz, të gjithë hyni në rrugë dhe mos lakoni!” Dhe një thirrës thërret nga brendia e rrugës e, kur të dëshirojë ta hapë ndonjërën prej atyre dyerve, thotë: "Mjerë ti! Mos e hap, se, po e hape, do të hysh në të. Rruga e drejtë është Islami, ndërsa dy muret janë kufijtë e Allahut të Lartësuar. Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut të Lartësuar. E ai thirrësi në krye të rrugës është Libri i Allahut të Lartmadhërishëm, ndërsa thirrësi mbi rrugë është këshilluesi i Allahut në zemrën e çdo muslimani.”
Sahih Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ahmedi.
التصنيف الشرعيوصف القرآن وفضائله، أعمال القلوب، ذم المعاصي، ذَمُّ الهوى والشَّهوات، الإسلامموضوعات الحديثالكبائر والمحرمات، تعظيم شعائر الله وحرماته، التقوىمحاور التعريف بالإسلامالإسلام هو الدين الحق
"Me të vërtetë, Allahu i Lartmadhëruar ka shpallur: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është jobesimtar i vërtetë.” (El Maide, 44] dhe “...ai është i padrejtë i vërtetë.” (El Maide, 45) dhe “...ai është jashtë rrugës së Zotit.” (El Maide, 47) Ai tha se Ibn Abasi ka thënë: "Allahu i shpalli këto për dy fise prej hebrenjve, njëri prej të cilëve e kishte nënshtruar tjetrin në kohën e padijes (xhahilijetit), derisa u pajtuan dhe ranë në ujdi që për çdo të vrarë nga fisi i nënshtruar prej atij të fortë, dëmshpërblimi i gjakut të ishte pesëdhjetë barrë (uesk), ndërsa për çdo të vrarë nga fisi i fortë prej atij të nënshtruar, dëmshpërblimi i gjakut të ishte njëqind barrë. Ata vepruan kështu derisa Pejgamberi ﷺ erdhi në Medinë, dhe të dyja fiset u përulën pas ardhjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ. I Dërguari i Allahut ﷺ në atë kohë ende nuk kishte ngadhënjyer, nuk i kishte nënshtruar nën sundimin e tij dhe ishte në marrëveshje paqeje me ta. Më pas, fisi i nënshtruar vrau një person nga fisi i fortë, dhe fisi i fortë i dërgoi fjalë fisit të nënshtruar: "Na dërgoni njëqind barrë!" Por fisi i nënshtruar u përgjigj: "A ka ndodhur ndonjëherë mes dy fiseve, që kanë fe të njëjtë, prejardhje të njëjtë dhe vend të njëjtë, që dëmshpërblimi i njërës palë të jetë sa gjysma e tjetrës? Ne jua jepnim këtë vetëm për shkak të shtypjes suaj ndaj nesh dhe nga frika prej jush. Kurse tani që ka ardhur Muhamedi, ne nuk jua japim më atë!" Kështu, lufta gati sa nuk shpërtheu mes tyre, por pastaj u pajtuan që ta bënin të Dërguarin e Allahut ﷺ gjykatës mes tyre. Më pas, fisi i fortë u mendua dhe tha: "Betohemi në Allahun, Muhamedi nuk do t'ju japë juve prej tyre dyfishin e asaj që u jep atyre prej jush. Dhe ata vërtet kishin të drejtë; ata nuk na e jepnin këtë përveçse nga shtypja jonë dhe nënshtrimi i tyre. Prandaj dërgoni fshehurazi te Muhamedi dikë që t'ju zbulojë mendimin e tij: nëse ai ju jep atë që dëshironi, pranojeni për gjykatës, por nëse nuk jua jep atë, bëni kujdes dhe mos e pranoni." Kështu, ata dërguan fshehurazi te i Dërguari i Allahut ﷺ disa njerëz prej hipokritëve për të mësuar për ta mendimin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Kur ata erdhën te i Dërguari i Allahut ﷺ, Allahu e njoftoi të Dërguarin e Tij për gjithë çështjen e tyre dhe atë që dëshironin, andaj Allahu i Lartmadhëruar shpalli: “O i Dërguar, mos u pikëllo për ata që ngarendin drejt mosbesimit, prej atyre që thonë: ‘Ne besojmë’...” (El Maide, 41) deri te Fjala e Tij: “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ai është jashtë rrugës së Zotit.” (El Maide, 47) Më pas, ai (Ibn Abasi) tha për të dyja (fiset): "Për Allahun, për to kanë zbritur, dhe pikërisht ato të dyja kishte për qëllim Allahu i Lartmadhëruar."
Hasen Transmeton Ahmedi.
التصنيف الشرعيأسباب النزول