“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ lutej:
“O Allah, ma rregullo fetarinë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dynjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse vdekjen ma bëj rehati nga çdo e keqe!”
«اللهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ رَاحَةً لِي مِنْ كُلِّ شَرٍّ».
Profeti ﷺ bëri një lutje që përmbledh bazat e virtyteve të larta morale, për të cilat ai ishte dërguar për t’i përsosur. Në këtë lutje, ai kërkoi përmirësimin e fesë, jetës së kësaj bote dhe jetës së përtejme. Në këtë shprehje të shkurtër, ai u lut për të mirën e këtyre tri gjërave kryesore, duke filluar me përmirësimin e fesë, sepse përmes saj përmirësohet gjendja në të dy botët. Ai tha: "O Allah, ma rregullo fetarinë time," duke më dhënë sukses në zbatimin e normave dhe rregullave të saj në mënyrën më të përkryer dhe më të plotë. "...e cila është mbrojtja e çështjeve të mia" dhe ruajtësi i të gjitha punëve të mia. Nëse fetaria ime prishet, atëherë prishen edhe punët e mia, dhe unë dështoj e humbas. Dhe meqenëse përmirësimi i fesë së kërkuar nuk mund të plotësohet pa përmirësimin e kësaj bote, ai tha: "...ma rregullo dynjanë time," duke më dhënë shëndet në trup dhe siguri, furnizim, bashkëshorte të mirë, pasardhës të ndershëm dhe gjithçka që më nevojitet, e që të jetë e lejuar dhe ndihmuese në bindjen ndaj Teje. Pastaj, ai përmendi arsyen për kërkesën e tij për rregullimin e kësaj dynjaje, duke thënë: "...në të cilën jetoj", pra, aty ku e bëj jetesën dhe e kaloj jetën time. "...dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj!" dhe do të jetë kthimi im për të të takuar, duke qenë kjo përmes përmirësimit të veprave, suksesit që Allahu ia jep robit për adhurim dhe sinqeritet dhe për të pasur një përfundim të mirë. Profeti ﷺ e renditi botën e përtejme pas kësaj dynjaje, sepse e para është mjeti për të përmirësuar të dytën. Ai që jeton si duhet në këtë dynja, sipas asaj që dëshiron Allahu, atëherë bota e përtejme e tij do të jetë si duhet, dhe ai do të jetë i lumtur në të. "...Jetën time" dhe jetëgjatësinë "...ma bëj shkak për shtim të veprave të mira", në të cilën shumëfishoj veprat e mira. "...kurse vdekjen" dhe përshpejtimin e saj "...ma bëj rehati nga çdo e keqe!”, qoftë sprovë, fatkeqësi, sprovim me gjynahe e pakujdesi dhe më çliro nga vështirësitë e dynjasë dhe shqetësimet e saj dhe ma mundëso arritjen e rehatisë.
Feja është gjëja më e rëndësishme; për këtë arsye, Profeti ﷺ e filloi lutjen me të.
Feja është mbrojtje për njeriun, e cila e pengon atë nga çdo e keqe.
Lutja për çështjet e kësaj dynjaje, për të përmirësuar fenë dhe botën e pastajme.
Nuk urrehet të dëshirohet vdekja për shkak të frikës nga sprovimi në fe, ose të kërkohet prej Allahut vdekja si dëshmor.
Sahihu i Muslimit (4/ 2087) (2720).
Më shumë (8)
توضيح الأحكام من بلوغ المرام.
لعبد الله البسام (7/ 581).
منحة العلام في شرح بلوغ المرام.
لعبد الله الفوزان (10/ 471).
فتح ذي الجلال والإكرام بشرح بلوغ المرام.
لابن عثيمين (6/ 512).
سبل السلام بشرح بلوغ المرام.
لمحمد الصنعاني (2/ 715).
Cituar në libra
11 Libra- VERIFIKIMI DHE QARTËSIMI I SHUMË ÇËSHTJEVE QË KANË TË BËJNË ME HAXHIN, UMREN DHE VIZITËN E XHAMISË SË PEJGAMBERIT NË DRITËN E KURANIT DHE SUNETITالتحقيق والإيضاح لكثير من مسائل الحج والعمرة والزيارة - النسخة المعتمدة* “O Allah, ma rregullo fenë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dunjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, ku përgjithmonë do të qëndroj! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira,
- SHKAQET E DOBISHME PËR NJË JETË TË LUMTUR“O Allah, ma rregullo fenë time, e cila është mbrojtja e çështjeve të mia; ma rregullo dunjanë time, në të cilën jetoj, dhe ma rregullo botën e përtejme, në të cilën do të kthehem! Jetën time ma bëj shkak për shtim të veprave të mira, kurse
Më shumë (9)
- أدعية جامعةاللَّهمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي اَلَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ اَلَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي اَلَّتِي إِلَيْهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ اَلْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ اَلْمَوْتَ
- أدعية جامعةأدعية جامعة (للحرمين)8. «اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي إِلَيْهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْت
- الدعاء من الكتاب والسنة الدعاء ويليه العلاج بالرقى من الكتاب والسنة (للوزارة)58- ((اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ
- الدعاء ويليه العلاج بالرقى من الكتاب والسنةالدعاء من الكتاب والسنة58- ((اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ
- الذكر والدعاء والعلاج بالرقي من الكتاب والسنة"اللهم أصلح لي ديني الذي هو عصمة أمري، وأصلح لي دنياي التي فيها معاشي، وأصلح لي آخرتي التي فيها معادي، واجعل الحياة زيادة لي في كل خير، واجعل الموت راحة لي من كل شر" .
- المختصر في آداب السفر وصفة الحج والعمرة وآداب الزيارة والأدعية الجامعة مع ملحق بالفتاوى والمخالفات4- أدعية جامعة (للحرمين)«اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي إِلَيْهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ ر
- تحفة الأخيار تحفة الأخيار (ببيان جملة نافعة مما ورد في الكتاب والسنة من الأدعية والأذكار)«اللهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ رَاحَةً
- تطبيق القرآن والأذكارأدعية النبي صلى الله عليه وسلم 58- ((اللَّهُمَّ أَصْلِحْ لِي دِينِي الَّذِي هُوَ عِصْمَةُ أَمْرِي، وَأَصْلِحْ لِي دُنْيَايَ الَّتِي فِيهَا مَعَاشِي، وَأَصْلِحْ لِي آخِرَتِي الَّتِي فِيهَا مَعَادِي، وَاجْعَلِ الْحَيَاةَ زِيَادَةً لِي فِي كُلِّ خَيْرٍ، وَاجْعَلِ الْمَوْتَ
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«اللهم أصْلحْ لي دِيني الذي هُوَ عصْمَةُ أمْري، وأصْلحْ لي دُنيايَ التي فيهَا مَعَاشي، وأصْلِحْ لي آخرَتي التي فيها مَعَادِي، واجْعلِ الحياةَ زيادةً لي في كلِّ خيرٍ، واجْعلِ المَوْتَ راحةً لي من كلِّ شرٍّ».