“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte:
“O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin, devotshmërinë, dëlirësinë dhe vetëmjaftueshmërinë!”
«اللهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ الْهُدَى وَالتُّقَى، وَالْعَفَافَ وَالْغِنَى».
Ndër lutjet e Profetit ﷺ ishte: “O Allah, unë kërkoj prej Teje udhëzimin", domethënë rrugën e drejtë për ta njohur të vërtetën dhe për ta jetësuar. "Devotshmërinë", domethënë përmbajtjen ndaj urdhrave dhe shmangien nga ndalesat. "Dëlirësinë", domethënë largimin nga ajo që është e ndaluar ose e papërshtatshme, qoftë në fjalë apo vepra. "Dhe vetëmjaftueshmërinë", domethënë të qenët i pavarur nga nevoja për të tjerët dhe të mos ketë nevojë për askënd përveç Zotit të tij të Lartësuar.
Fisnikëria e këtyre cilësive: udhëzimit, devotshmërisë, dëlirësisë dhe vetëmjaftueshmëria, si dhe nxitja për t’i përvetësuar ato.
Profeti ﷺ nuk mund t’i sjellë vetes dobi apo dëm, pasi e gjithë kjo është në dorën e Allahut të Lartësuar.
Ai që posedon fuqinë për të sjellë dobi, dëm dhe udhëzim për krijesat është vetëm Allahu; jo ndonjë melek i privilegjuar, as ndonjë profet i dërguar dhe as kushdo tjetër.
Sahihu i Muslimit (4/ 2087) (2721).
Më shumë (10)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 146).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل المبارك (ص68).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 183).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (1/ 528).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
مجموعة من الباحثين (1/ 104).