Skip to content

"Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Vërtet jam dërguar që t'i plotësuar virtytet e larta morale."

«إِنَّمَا بُعِثْتُ لِأُتَمِّمَ مَكَارِمَ الْأَخْلَاقِ».

Transmetojnë Buhariu në El-Edeb el-Mufred, Ahmedi dhe Bejhakiu.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se Allahu i Lartësuar e ka dërguar atë për t’i plotësuar moralet e larta dhe virtytet fisnike. Profeti ﷺ u dërgua për ta përmbyllur misionin e pejgamberëve të mëparshëm dhe për t’i përsosur cilësitë e lavdërueshme që kishin arabët. Ata e donin të mirën dhe e urrenin të keqen, dhe stoliseshin me virtyte si; burrëria, bujaria dhe zemërgjerësia. Profeti ﷺ u dërgua për t’i korrigjuar dhe përsosur mangësitë në moralin e tyre, si krenaria me prejardhjen, mendjemadhësia, përçmimi i të varfërve dhe të tjera.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi drejt virtyteve të larta dhe ndalimi i veprimeve të shëmtuara.

Sqarimi i rëndësisë së virtyteve të larta morale në fenë islame dhe se ato janë nga përparësitë e saj.

Ithtarët e epokës së injorancës (para Profetit ﷺ) i ruanin virtytet e larta morale që i kishin trashëguar, si bujaria, trimëria e të ngjashme. Islami erdhi për t’i përmbushur dhe përkryer ato.

Referencat

Musnedi i Ahmedit (14/ 512) (8952).

Sunen el-Kubra i Bejhakiut (10/ 191) (20819).

Më shumë (2)

"El-Edeb el-mufred" (ص104) (273).

عمدة القاري شرح صحيح البخاري (22/ 118).