Skip to content

Shumë gra janë paraqitur te familja e Muhamedit (ﷺ) për t'u ankuar nga burrat e tyre; të këtillët nuk konsiderohen prej më të mirëve nga mesi juaj

Ijas ibn Abdullah ibn Ebi Dhubabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos i rrihni robëreshat e Allahut.” Pas njëfarë kohe, Omeri erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “Gratë janë bërë të pabindura ndaj burrave të tyre!” Atëherë, Pejgamberi ﷺ lejoi që ato të rrihen, por, pas kësaj, shumë gra u paraqitën te gratë e të Dërguarit të Allahut ﷺ për t'u ankuar nga burrat e tyre. Pas kësaj, i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Shumë gra janë paraqitur te familja e Muhamedit (ﷺ) për t'u ankuar nga burrat e tyre; të këtillët nuk konsiderohen prej më të mirëve nga mesi juaj.”

«لَا تَضْرِبُوا إِمَاءَ اللَّهِ» فَجَاءَ عُمَرُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ: ذَئِرْنَ النِّسَاءُ عَلَى أَزْوَاجِهِنَّ، فَرَخَّصَ فِي ضَرْبِهِنَّ، فَأَطَافَ بِآلِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ نِسَاءٌ كَثِيرٌ يَشْكُونَ أَزْوَاجَهُنَّ، فَقَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «لَقَدْ طَافَ بِآلِ مُحَمَّدٍ نِسَاءٌ كَثِيرٌ يَشْكُونَ أَزْوَاجَهُنَّ، لَيْسَ أُولَئِكَ بِخِيَارِكُمْ».

Transmetojnë Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ e ndaloi rrahjen e grave, atëherë erdhi prijësi i besimtarëve, Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dhe tha: O i Dërguari i Allahut, gratë kanë marrë guxim ndaj burrave të tyre dhe u janë përkeqësuar sjelljet. Kështu, Profeti ﷺ lejoi që ato të goditen, por goditja duhet të jetë e lehtë dhe jo e dëmshme, nëse ekziston një arsye për këtë, siç është refuzimi i tyre për të përmbushur të drejtën e burrit, mosbindja ndaj tij, dhe të ngjashme me to. Pas kësaj, disa gra erdhën te gratë e Profetit ﷺ duke u ankuar për rrahjen e ashpër nga burrat e tyre dhe për keqpërdorimin e kësaj lejeje, ku me ç'rast Profeti ﷺ tha: Këta burra që i rrahin ashpër gratë e tyre nuk janë më të zgjedhurit prej jush.

Mësime nga hadithi

Sqarimi i vlerës së sjelljes së mirë me gratë, dhe se durimi ndaj tyre dhe anashkalimi i asaj që vjen prej tyre është më i mirë se goditja e tyre.

Allahu i Lartmdhërishëm e ka bërë goditjen fazën e fundit të trajtimit të mosbindjes dhe sjelljes së keqe, duke thënë: "Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar!)" (En Nisa, 34) Këto të tria zbatohen sipas radhës dhe jo të gjitha në të njëjtën kohë. Kështu, fillohet me këshillim, qortim dhe përkujtim; e, nëse kjo bën dobi, falënderimi i takon Allahut. Nëse s'bën dobi, ai nuk e pranon atë në shtrat, dhe nëse përsëri s'bën dobi, ai e godet atë për disiplinim dhe jo për hakmarrje.

Burri është përgjegjës në shtëpinë e tij, ndaj duhet t'i edukojë dhe t'i disiplinojë ata me urtësi dhe këshillë të mirë.

Lejohet t'i kërkohet sqarim dijetarit për fetvanë e tij, për të njohur pasojat dhe përfundimin e saj.

Lejohet t'i ankohet prijësit ose dijetarit, nëse ankuesit i është shkaktuar dëm.

Referencat

Suneni i Ebu Davudit (3/ 479) (2146).

Suneni i Ibn Maxhes (3/ 152) (1985).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 363).

مرقاة المفاتيح.

لعلي القاري (5/ 2127).