Skip to content

"Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të krishterët janë të humbur."

Adij ibën Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

"Hebrenjtë janë ata me të cilët Allahu është i zemëruar, ndërsa të krishterët janë të humbur."

«الْيَهُودُ مَغْضُوبٌ عَلَيْهِمْ، وَالنَّصَارَى ضُلَّالٌ».

Transmeton Tirmidhiu.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith tregoi se hebrenjtë janë një popull me të cilin Allahu është hidhëruar, sepse e njohën të vërtetën dhe nuk vepruan sipas saj. Ndërkaq, të krishterët janë popull i devijuar, sepse vepruan pa dituri.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Harmonizimi ndërmjet dijes dhe veprimit është shpëtim nga ruga e atyre me të cilët është hidhëruar Allahu dhe që janë të humbur.

Paralajmërim nga rruga e hebrenjve dhe të krishterëve e kapja fort për rrugën e drejtë, që është Islami.

Që të dy popujt, hebrenjtë dhe të krishterët, janë të humbur dhe me ta Allahu është i hidhëruar, mirëpo përshkrimi më i veçantë për hebrenjtë është hidhërimi (i Allahut ndaj tyre), ndërsa përshkrimi më i veçantë për të krishterët është humbja.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 71) (2954).

Më shumë (3)

النهاية في غريب الحديث و الأثر ( ص 548).

المنهل العذب المورود (5/250).

البحر المحيط الثجاج (9/248).