“Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij
Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Çdo profet që Allahu e ka dërguar në popujt para meje ka pasur nga populli i tij ndihmës dhe shokë, të cilët kanë punuar me traditën e tij dhe u përmbaheshin urdhrave të tij. Pas tyre vijnë breza që flasin çfarë nuk punojnë dhe punojnë çfarë nuk janë urdhëruar. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.”
«مَا مِنْ نَبِيٍّ بَعَثَهُ اللهُ فِي أُمَّةٍ قَبْلِي إِلَّا كَانَ لَهُ مِنْ أُمَّتِهِ حَوَارِيُّونَ، وَأَصْحَابٌ يَأْخُذُونَ بِسُنَّتِهِ وَيَقْتَدُونَ بِأَمْرِهِ، ثُمَّ إِنَّهَا تَخْلُفُ مِنْ بَعْدِهِمْ خُلُوفٌ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ، وَيَفْعَلُونَ مَا لَا يُؤْمَرُونَ، فَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِيَدِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِلِسَانِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَمَنْ جَاهَدَهُمْ بِقَلْبِهِ فَهُوَ مُؤْمِنٌ، وَلَيْسَ وَرَاءَ ذَلِكَ مِنَ الْإِيمَانِ حَبَّةُ خَرْدَلٍ».
Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se çdo profet para tij, që Allahu e ka dërguar te një popull, ka pasur nga umeti i tij njerëz të sinqertë, ndihmëtarë dhe luftëtarë të përkushtuar, të cilët kanë qenë të denjë për të marrë përsipër udhëheqësinë pas tyre, ndiqnin traditën e tyre dhe u përmbaheshin urdhrave të tyre. Më pas, pas këtyre paraardhësve të devotshëm, do të vijnë njerëz që nuk kanë asnjë të mirë: thonë atë që nuk e veprojnë dhe e veprojnë atë që nuk janë të urdhëruar të bëjnë. Kush i lufton (ndalon nga kjo praktikë) këta me dorë, është besimtar, kush i lufton me gjuhë, është besimtar, dhe kush i lufton me zemër, është besimtar, e pas kësaj nuk ka iman as sa kokrra e sinapit.
حَبَّةُ خَرْدلٍ: أي زِنَة حبَّة الخردل، والخردل نبات بري يساوي وزن حبته سدس وزن حبة الشعير.
Inkurajimi për t'i luftuar (ndaluar) ata që e kundërshtojnë ligjin islam përmes gjuhës dhe veprave.
Mosrefuzimi i së keqes është tregues për imanin e dobët ose mosekzistimin e tij.
Allahu i Lartësuar ua ka lehtësuar profetëve, duke u dhënë pasues që mbartin dhe përçojnë mesazhin e tyre pas tyre.
Kush dëshiron shpëtimin, le ta ndjekë rrugën e profetëve, sepse çdo rrugë tjetër çon në shkatërrim dhe humbje.
Sa më shumë që kalon koha nga periudha e Profetit ﷺ dhe shokëve të tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), njerëzit fillojnë të braktisin sunetet (traditën profetike), të ndjekin tekat dhe të shpikin risitë (bidatet).
Sqarimi i shkallëve të xhihadit: ai kryhet me dorë nga ata që kanë mundësi të bëjnë ndryshimin, bie fjala, udhëheqësit, pushtetarët dhe princat; kryhet me fjalë, duke shpjeguar të vërtetën dhe duke ftuar drejt saj; dhe kryhet me zemër, duke e urryer të keqen dhe duke mos e dashur, e as pranuar atë.
Urdhërimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes është obligim.
Sahihu i Muslimit (1/ 69) (50).
Më shumë (8)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 276).
تطريز رياض الصالحين.
لفيصل آل مبارك (ص148).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (4/ 16).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 209).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 2«مَا مِنْ نَبيٍّ بَعَثَهُ اللهُ فِي أمَّةٍ قَـبْـلي إلَّا كـان لَـه مِـن أُمَّتِهِ حَوارِيُّون وَأصْحابٌ يَأَخُذُون بِسُنَّتِهِ ويَقْتَدُون بِأمْرِهِ، ثُمَّ إنها تخْلُفُ مِنْ بَعْدِهِمْ خُلُوفٌ يَقُولُون مَا لاَ يَفْعَلُونَ، وَيَفْعَلُون مَ
- فهم السلف الصالح للنصوص الشرعية والرد على الشبهات حولهثم إنه تخلف من بعدهم خلوف يقولون ما لا يفعلون، ويفعلون ما لا يؤمرون"[21].
- متن اصول الإيمانمتن أصول الإيمان{ما من نبي بعثه اللَّه في أمته قبلي إلا كان له من أمته حوارِيون وأصحاب يأخذون بسنتِهِ، ويقتدون بأمْرِه، ثم إنها تخلف من بعدهم خلوفٌ يقولون ما لا يفعلون، ويفعلون ما لا يؤْمرون، فمن جاهدهم بيده فهو مؤمن، ومن جاهدهم بلسانهِ فهو مؤمن، ومن جاهده