Njerëzit do të tubohen në Ditën e Kiametit të zbathur, të zhveshur e të pa bërë synet
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Njerëzit do të tubohen në Ditën e Kiametit të zbathur, të zhveshur e të pa bërë synet.” Thashë: “O i Dërguari i Allahut, gratë dhe burrat të gjithë së bashku, a do ta shikojnë njëri-tjetrin?” Profeti ﷺ tha: “O Aishe, gjendja do të jetë shumë më e rëndë sesa ta shikojnë njëri-tjetrin.”
«يُحْشَرُ النَّاسُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ حُفَاةً عُرَاةً غُرْلًا» قُلْتُ: يَا رَسُولَ اللهِ النِّسَاءُ وَالرِّجَالُ جَمِيعًا يَنْظُرُ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ؟ قَالَ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «يَا عَائِشَةُ، الْأَمْرُ أَشَدُّ مِنْ أَنْ يَنْظُرَ بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ».
Profeti ﷺ përshkroi disa nga ngjarjet e Ditës së Kiametit, dhe se njerëzit do të tubohen pas ringjalljes nga varret e tyre për të dhënë llogari. Gjendja e tyre do të jetë: me këmbë të zbathura pa këpucë, me trupa të zhveshur pa rroba e pa mbulesë, dhe të pa bërë synet ashtu si ditën kur i lindën nënat e tyre. Kur nëna e besimtarëve, Ajshja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e dëgjoi këtë, tha e habitur: "O i Dërguar i Allahut! Gratë dhe burrat të gjithë do të shikojnë njëri-tjetrin?!" Profeti ﷺ në këtë hadith i sqaroi asaj se gjendja e Qëndrimit dhe e Tubimit pas ringjalljes nga vdekja përmban tmerre të tilla, të cilat do t'u marrin njerëzve vëmendjen dhe do t'ua largojnë shikimet nga të shikuarit e vendeve të turpshme (avreteve).
Sqarimi i tmerreve të Ditës së Kiametit dhe se njeriun, atë ditë, nuk do ta preokupojë asgjë nga llogaria dhe veprat e tij.
Theksimi se njeriu nuk bie në mëkat përveçse në gjendje neglizhence; pasi sikur të kujtonte madhështinë e Atij ndaj të Cilit ka mëkatuar apo ndëshkimin e Tij, nuk do ta neglizhonte përmendjen, falënderimin dhe adhurimin e Tij në mënyrën më të mirë as sa hap e mbyll sytë, dhe prandaj i sheh njerëzit e Tubimit të preokupuar me veten e tyre, pa e shikuar njëri-tjetrin.
Turpi i madh i grave në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ja ku është Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e cila pyet me turp kur dëgjon se njerëzit do të tubohen të zhveshur, burra dhe gra.
Sindiu ka thënë: "Secili është i zënë me hallin e tij dhe nuk di për gjendjen e vëllait të tij. Allahu i Lartësuar thotë: "Atë Ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten, sa do t’i mjaftojë." (Abese, 37) Kështu që, askush nuk e kthen shikimin te lakuriqësia e tjetrit."
Synetimi: për mashkullin nënkupton prerjen e lëkurës që mbulon kokën e organit, ndërsa për femrën: prerjen e lëkurës mbi vendin e kryerjes së kontaktit intim, e cila i ngjan kreshtës së gjelit.
Sahihu i Buhariut (8/ 109) (6527).
Sahihu i Muslimit (4/ 2194) (2859).
(2/ 651).
Më shumë (7)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 373).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (3/ 302).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 483).
المعجم الوسيط.