“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”
Ebul Abas Sehël ibën Sad es-Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), tregon se një njeri erdhi te Profeti ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Mësoma një punë që, nëse e bëj, do të më dojë edhe Allahu, edhe njerëzit!” Ai i tha:
“Mos e lakmo dynjanë, që të të dojë Allahu dhe mos e lakmo atë që është në duart e njerëzve, që të të duan njerëzit!”
«ازْهَدْ فِي الدُّنْيَا يُحِبُّكَ اللَّهُ، وَازْهَدْ فِيمَا عِنْدَ النَّاسِ يُحِبُّكَ النَّاسُ».
Një burrë e pyeti Profetin ﷺ që t'ia mësojë një vepër, të cilën nëse e bën, do ta dojë Allahu dhe do ta duan edhe njerëzit. Profeti ﷺ i tha se Allahu do të të dojë nëse i lë gjërat e tepërta të dynjasë; ato që nuk të sjellin dobi në ahiret dhe ato që mund ta dëmtojnë fenë tënde. Kurse njerëzit do të të duan nëse nuk lakmon atë që gjendet në duart e tyre nga të mirat e dynjasë, sepse ata e duan atë në mënyrë të natyrshme; dhe kush i rivalizon në të, e urrejnë, e kush ua lë atyre, e duan.
Vlera e zuhdit (asketizmit) në këtë botë, që do të thotë: ta lësh atë që nuk të sjell dobi në ahiret.
Grada e zuhdit (asketizmi) është më e lartë se ruajtja nga mëkatet dhe gjërat e pahijshme; sepse kjo e fundit është lënia e asaj që mund të të dëmtojë, ndërsa zuhdi është lënia e asaj që nuk sjell dobi në botën tjetër.
Sindi ka thënë: "Dynjaja është e dashur te njerëzit, prandaj kush i rivalizon ata në të, bëhet i urryer tek në varësi të rivalitetit; ndërsa kush i lë ata dhe të shtrenjtën e tyre (dynjanë), bëhet i dashur në zemrat e tyre po në atë masë.”
Suneni i Ibn Maxhes (5/ 225) (4102).
Më shumë (7)
Dyzet hadithet e Imam Neveviut (ص118) (ح31).
التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية (ص73).
فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين (ص111).
الفوائد المستنبطة من الأربعين النووية.
للشيخ عبد الرحمن البراك (ص87).
الأحاديث الأربعون النووية وعليها الشرح الموجز المفيد.
لعبد الله بن صالح المحسن (1/61).
Cituar në libra
4 LibraMë shumë (4)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 3«ازهَدْ في الدُّنْيَا يُحِبَّكَ اللهُ، وَازْهَدْ فِيمَا عِنْدَ النَّاسِ يُحِبَّكَ النَّاسُ».
- شرح الأربعين النووية«ازْهَدْ فِي الدُّنْيَا يُحِبُّك اللَّهُ، وَازْهَدْ فِيمَا عِنْدَ النَّاسِ يُحِبُّك النَّاسُ».
- مجموعة زاد الحديث(2)1(وازهدْ فيما عندَ الناسِ)
- مجموعة زاد الحديث(2)1(ازْهَدْ فِي الدُّنْيَا يُحِبَّكَ الله...)