Skip to content

"Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!"

Nga Ukbeh ibën Amir el-Xhuheni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përcillet

se Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) i erdhi një delegacion dhe ai lidhi besën me nëntë prej tyre, ndërsa me njërin jo. Ata i thanë: "O Profet i Allahut, e lidhe besën me nëntë veta dhe le njërin?" Pejgamberi tha: "Ai mban në trup një hajmali!" Sakaq, personi e mori dhe e grisi hajmalinë dhe lidhi besën me Pejgamberin (paqja qoftë mbi të!). Mandej Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) tha: "Kush var hajmali në trup ka bërë shirk (idhujtari)!"

أَنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَقْبَلَ إِلَيْهِ رَهْطٌ، فَبَايَعَ تِسْعَةً وَأَمْسَكَ عَنْ وَاحِدٍ، فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللهِ، بَايَعْتَ تِسْعَةً وَتَرَكْتَ هَذَا؟ قَالَ: «إِنَّ عَلَيْهِ تَمِيمَةً»، فَأَدْخَلَ يَدَهُ فَقَطَعَهَا، فَبَايَعَهُ، وَقَالَ: «مَنْ عَلَّقَ تَمِيمَةً فَقَدْ أَشْرَكَ».

Transmeton Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Një grup njerëzish prej dhjetë vetash erdhën te Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) dhe ai lidhi besën e Islamit dhe të ndjekjes me nëntë prej tyre dhe e la të dhjetin. Kur e pyetën për arsyen e kësaj, ai tha se në trupin e tij gjendet një hajmali, e cila lidhet ose varet në trup dhe përbëhet nga rruaza ose nga gjëra të tjera, dhe mbahet për të larguar mësyshin apo dëmet e tjera. Personi e futi dorën menjëherë te vendi ku ndodhej hajmalia dhe e grisi atë dhe më pas e hodhi. Pas kësaj, Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) e lidhi besën me të, e duke paralajmëruar nga hajmalitë dhe duke sqaruar dispozitën fetare mbi to tha: "Kush var hajmali ka bërë shirk!"

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Kush mbështetet te dikush tjetër veç Allahut, Ai e trajton atë me të kundërtën e qëllimit të tij.

Besimi se varja e hajmalive është shkak për largimin e së keqes dhe të mësyshit, është shirk i vogël. E, nëse beson se ato kanë forcë në vetvete për të të ndihmuar, atëherë ky është shirk i madh.

Referencat

Musnedi i Ahmedit (28/ 636) (17422).

Më shumë (4)

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص74).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص85).