Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:
“Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë. Në mesin e tokave ka tokë që është e pastër (pjellore), e përthith ujin, ku mbijnë bar e barishte të shumta. Në mesin e tyre ka të atillë që është shterpë, por e mban ujin, andaj me të Allahu u sjell dobi njerëzve: pinë për vete, ua shuajnë etjen të tjerëve dhe ujitin të mbjellat. Por, shiu bie edhe mbi një tjetër lloj toke, e cila është ranore: as e akumulon ujin, as mbin bar në të. Në njërën anë, kështu shëmbëllen ai që e ka kuptuar fenë e Allahut dhe që ka përfituar nga udhëzimi e dija, me të cilat më ka dërguar Allahu: pra, ka nxënë dije dhe atë ua ka mësuar të tjerëve, kurse, në anën tjetër, është shëmbëllimi i atij që aspak nuk ia vë veshin fesë dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin unë jam dërguar.”
«مَثَلُ مَا بَعَثَنِي اللَّهُ بِهِ مِنَ الهُدَى وَالعِلْمِ كَمَثَلِ الغَيْثِ الكَثِيرِ أَصَابَ أَرْضًا، فَكَانَ مِنْهَا نَقِيَّةٌ، قَبِلَتِ المَاءَ، فَأَنْبَتَتِ الكَلَأَ وَالعُشْبَ الكَثِيرَ، وَكَانَتْ مِنْهَا أَجَادِبُ، أَمْسَكَتِ المَاءَ، فَنَفَعَ اللَّهُ بِهَا النَّاسَ، فَشَرِبُوا وَسَقَوْا وَزَرَعُوا، وَأَصَابَتْ مِنْهَا طَائِفَةً أُخْرَى، إِنَّمَا هِيَ قِيعَانٌ لاَ تُمْسِكُ مَاءً وَلاَ تُنْبِتُ كَلَأً، فَذَلِكَ مَثَلُ مَنْ فَقُهَ فِي دِينِ اللَّهِ وَنَفَعَهُ مَا بَعَثَنِي اللَّهُ بِهِ، فَعَلِمَ وَعَلَّمَ، وَمَثَلُ مَنْ لَمْ يَرْفَعْ بِذَلِكَ رَأْسًا، وَلَمْ يَقْبَلْ هُدَى اللَّهِ الَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ».
Profeti ﷺ, duke u habitur, e shëmbëlleu atë që përfiton nga ajo që ai solli prej udhëzimit, rrugës që çon në qëllim dhe diturisë fetare, me tokën mbi të cilën bie shi i bollshëm. Kësisoj tokat ishin tre lloje: E para: tokë e pastër dhe e mirë, që e pranon ujin e shiut dhe prej saj mbijnë bimë të shumta, të njoma e të thata, dhe njerëzit përfitojnë prej saj. E dyta: tokë që e mban ujin, por në të nuk mbin asnjë bimë; ajo e ruan ujin që njerëzit të përfitojnë prej tij, kështu ata pinë dhe ujitin kafshët dhe të mbjellat e tyre. E treta: një tokë e sheshtë dhe e lëmuar, e cila nuk mban ujë dhe as nuk rrit bimë, pra ajo as vetë nuk përfitoi nga ai ujë, dhe as njerëzit nuk përfituan prej saj. Kështu është edhe me ata që dëgjojnë atë dituri dhe udhëzim me të cilin u dërgua Profeti ﷺ. I pari: dijetari që e kupton mirë fenë e Allahut, që vepron sipas dijes së tij dhe ua mëson atë të tjerëve. Ky është si toka e mirë, e cila e thith ujin, përfiton për vete, rrit bimë dhe u sjell dobi të tjerëve. I dyti: ai që e ruan diturinë, por nuk ka të kuptuar dhe aftësi për të nxjerrë përfundime. Pra, ai është grumbullues i diturisë, duke e kaluar tërë kohën e tij në këtë gjë, veçse nuk vepron me nafilet (veprat vullnetare) e saj, ose nuk e kupton atë që ka grumbulluar, andaj, ai është mjet për të tjerët dhe është si toka në të cilën qëndron uji, prej të cilit njerëzit nxjerrin dobi. I treti: ai që e dëgjon dijen, por nuk e ruan atë, nuk e zbaton dhe nuk ua përcjell të tjerëve. Ai është si toka e kripur ose e lëmuar, e cila nuk ka bimësi, nuk e pranon ujin, ose e prish atë për të tjerët.
Sqarim për vlerën e kërkimit të dijes dhe mësimdhënies së saj, dhe paralajmërimi nga shmangia prej tyre.
Sjellja e shembujve për t'ua përafruar kuptimet njerëzve.
Kurtubiu ka thënë: "Ashtu siç shiu e gjallëron vendin e vdekur, po ashtu edhe dituritë e fesë e gjallërojnë zemrën e vdekur. Pastaj, ai i shëmbëlleu dëgjuesit e tij me tokat e ndryshme mbi të cilat zbret shiu."
Njerëzit në marrjen e diturisë së fesë dallojnë mes vete.
Sahihu i Buhariut (1/ 27) (79).
Sahihu i Muslimit (4/ 1787) (2282).
Më shumë (6)
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (2/ 464).
شرح رياض الصالحين.
لابن عثيمين (2/ 294).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 950).