Skip to content

“Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”

Makil ibn Jesari (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:

“Adhurimi në kohë trazirash është sikurse hixhreti tek unë.”

«الْعِبَادَةُ فِي الْهَرْجِ كَهِجْرَةٍ إِلَيَّ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ ka udhëzuar t'i qasemi adhurimit dhe të kapemi fort për të në kohë trazirash, fitnesh, vrasjesh dhe gjatë kaosit. Ai ka sqaruar se shpërblimi për një adhurim të tillë është si shpërblimi i atij që ka bërë hixhret (migruar) te Profeti ﷺ, pasi në këto kohë njerëzit zakonisht janë të pakujdesshëm ndaj adhurimit dhe të shpërqendruar nga ai, e ata që i përkushtohen adhurimit janë të paktë.

Mësime nga hadithi

Inkurajimi për adhurim dhe kthim tek Allahu i Lartësuar në kohë sprovash, si një mjet mbrojtjeje nga sprovat dhe ruajtjeje nga prishja.

Sqarimi i vlerës së adhurimit në kohë sprovash dhe kur njerëzit janë të përgjumuar.

Muslimani duhet të shmanget nga vendet e sprovave dhe përgjumjes (gafletit).

Referencat

Sahihu i Muslimit (4/ 2268) (2948).

Më shumë (4)

كشف المشكل من حديث الصحيحين (2/ 42).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (45/ 5).

بهجة الناظرين (2/ 455).

نزهة المتقين (ص942).