Skip to content

“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”

Ebu Katade Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”

«إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ أَنْ يَجْلِسَ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith inkurajon këdo që vjen dhe hyn në xhami, në çfarëdo kohe dhe për çfarëdo qëllimi, që të falë dy rekate para se të ulet. Këto ndryshe quhen dy rekatet e përshëndetjes së xhamisë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është e rekomanduar të falen dy rekate përshëndetje xhamisë para se të ulemi.

Ky urdhër (rekomandimi) është për ata që duan të ulen, e këdo që hyn në xhami dhe del para se të ulet, nuk e përfshin ky urdhër.

Nëse namazliu hyn (në xhami) dhe besimtarët janë duke u falur e ky u bashkohet atyre, atëherë kjo i mjafton kundrejt dy rekateve.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 96) (444).

Sahihu i Muslimit (1/ 495) (714).

Më shumë (4)

المفهم لما أشكل من تلخيص كتاب مسلم (2/ 352).

فتح الباري لابن رجب (3/ 274).

التوضيح (5/524).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (15/ 287).