Skip to content

Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

"Robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde, prandaj shpeshtoni lutjet (në të)."

«أَقْرَبُ مَا يَكُونُ الْعَبْدُ مِنْ رَبِّهِ وَهُوَ سَاجِدٌ، فَأَكْثِرُوا الدُّعَاءَ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ sqaron se robi është më së afërti me Zotin e tij kur ndodhet në sexhde. Kjo, se, kur njeriu bie në sexhde, pjesët më fisnike të trupit i vendos në tokë, duke qenë i nënshtruar, i përulur dhe modest para Allahut të Lartmadhëruar. Profeti ﷺ urdhëroi që lutjet të shtohen gjatë sexhdes, kështu që në këtë gjendje bëhen bashkë përulja para Allahut me fjalë dhe me vepër.

Mësime nga hadithi

Adhurimi i shton robit afrimin me Allahun e Lartmadhëruar.

Është e rekomanduar që gjatë sexhdes të shpeshtohen lutjet, sepse është vend ku lutjet pranohen.

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 350) (482).

Më shumë (6)

شرح رياض الصالحين.

لابن عثيمين (5/ 509).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل المبارك (ص780).

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (2/ 506).