Skip to content

A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"

Ebu Hejaxh Esediu tregon

se Ali ibn Ebu Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë: “A të të dërgoj për atë me të cilën më ka dërguar i Dërguari i Allahut ﷺ: të mos lësh statujë pa prishur e as varr të ngritur pa e rrafshuar!"

قَالَ لِي ‌عَلِيُّ بْنُ أَبِي طَالِبٍ: أَلَا أَبْعَثُكَ عَلَى مَا بَعَثَنِي عَلَيْهِ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ؟ أَنْ لَا تَدَعَ تِمْثَالًا إِلَّا طَمَسْتَهُ، وَلَا قَبْرًا مُشْرِفًا إِلَّا سَوَّيْتَهُ.

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ i dërgonte shokët e tij që të mos linin asnjë statujë - që nënkupton figurën e dikujt a diçkaje - pa e hequr a rrafshuar. Si dhe të mos lënë asnjë varr të ngritur, përveçse ta bëjnë rrafsh me tokën e të rrënojnë çdo ndërtim mbi varre, ose ta bëjnë në atë nivel që të mos jetë i ngritur shumë lart nga toka, por duke e ngritur rreth një pëllëmbe.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Ndalimi i pikturimit të qenieve të gjalla, sepse është mjet drejt idhujtarisë.

Është e lejuar të largohet e keqja me dorë për atë që ka autoritet ose fuqi për ta bërë këtë.

Profeti ﷺ ishte i kujdesshëm për t'i hequr të gjitha gjurmët e xhahilietit (kohës para se të vinte Profeti), si: imazhet (frymore), statujat dhe ndërtimin mbi varre.

Referencat

Sahihu i Muslimit (2/ 666) (969).

Më shumë (8)

القول المفيد على كتاب التوحيد.

لابن عثيمين (2/ 446).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص402).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص447).

كتاب التوحيد.

للإمام محمد بن عبد الوهاب (ص138).