“Në Ditën e Kiametit, Dielli u afrohet njerëzve, saqë do të jetë në një afërsi prej një miljeje.”
Mikdad ibn Esvedi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Në Ditën e Kiametit, Dielli u afrohet njerëzve, saqë do të jetë në një afërsi prej një miljeje.” Sulejm ibn Amiri tha: “Pasha Allahun, me “milje" nuk e di a kishte për qëllim njësinë matëse të gjatësisë apo “miljen" me të cilën lyhet syri." Profeti ﷺ vazhdoi: “Njerëzit do të jenë në djersë sipas veprave të tyre. Dikush do të jetë i zhytur deri te nyjat e këmbëve, dikush deri te gjunjët, dikush deri te beli, dikush do të mbulohet me djersë tërësisht”, - dhe i Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.
«تُدْنَى الشَّمْسُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنَ الْخَلْقِ، حَتَّى تَكُونَ مِنْهُمْ كَمِقْدَارِ مِيلٍ»، قَالَ سُلَيْمُ بْنُ عَامِرٍ: فَوَاللهِ مَا أَدْرِي مَا يَعْنِي بِالْمِيلِ؟ أَمَسَافَةَ الْأَرْضِ، أَمِ الْمِيلَ الَّذِي تُكْتَحَلُ بِهِ الْعَيْنُ قَالَ: «فَيَكُونُ النَّاسُ عَلَى قَدْرِ أَعْمَالِهِمْ فِي الْعَرَقِ، فَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى كَعْبَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى رُكْبَتَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يَكُونُ إِلَى حَقْوَيْهِ، وَمِنْهُمْ مَنْ يُلْجِمُهُ الْعَرَقُ إِلْجَامًا» قَالَ: وَأَشَارَ رَسُولُ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ بِيَدِهِ إِلَى فِيهِ.
Profeti ﷺ ka njoftuar se në Ditën e Gjykimit dielli do t’u afrohet njerëzve dhe do të jetë aq pranë, sa vetëm një milje larg nga kokat e tyre e ndan. Tabiini, Sulejm ibn Amiri, ka thënë: “Pasha Allahun, nuk e di se cilin prej dy kuptimeve kishte për qëllim: a miljen si masë distance në tokë, apo miljen që përdoret si surmë për sytë." Profeti ﷺ vazhdoi: "Njerëzit do të jenë të mbuluar nga djersa sipas veprave të tyre. Disa do ta kenë djersën deri te nyjat e këmbëve, disa deri te gjunjët, disa deri te beli, ndërsa disa do ta kenë djersën deri te goja, duke u penguar të flasin." I Dërguari i Allahut ﷺ bëri me dorë nga goja.
Sqarimi i tmerreve të Ditës së Gjykimit dhe paralajmërimi ndaj tyre.
Në Ditën e Gjykimit, njerëzit do të përballen me vështirësi në vendin e qëndrimit sipas veprave të tyre.
Nxitja për kryerjen e veprave të mira dhe paralajmërimi kundër veprave të këqija.
Sahihu i Muslimit (4/ 2196) (2864).
(4/ 2196) (2863).
Më shumë (5)
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (1/ 368).
بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.
لسليم الهلالي (1/ 475).
المعجم الوسيط (2/ 816).
Cituar në libra
2 LibraMë shumë (2)
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 3«تُدْنَىٰ الشَّمْسُ يَوْمَ القِيَامَةِ مِنَ الخَلْقِ، حَتَّىٰ تكُونَ مِنْهُمْ كَمِقدَارِ مِيل»
- موسوعة الإيمان«تُدْنَى الشَّمْسُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنَ الْخَلْقِ، حَتَّى تَكُونَ مِنْهُمْ كَمِقْدَارِ مِيلٍ» -قَالَ سُلَيْمُ بْنُ عَامِرٍ: فَوَاللهِ مَا أَدْرِي مَا يَعْنِي بِالْمِيلِ؟ أَمَسَافَةَ الْأَرْضِ، أَمِ الْمِيلَ الَّذِي تُكْتَحَلُ بِهِ الْعَ