“Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”
Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë:
“Atij që thotë: "Subhanallahil adhim ue bihamdih (I Lartësuar është Allahu i Madhëruar dhe Atij i takon falënderimi!), i mbillet një palmë hurme në Xhenet.”
«مَنْ قَالَ: سُبْحَانَ اللهِ العَظِيمِ وَبِحَمْدِهِ، غُرِسَتْ لَهُ نَخْلَةٌ فِي الجَنَّةِ».
Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se kushdo që thotë: “Subhanallāh”, duke e madhëruar Allahun e Lartësuar në Qenien, Cilësitë dhe Veprat e Tij, dhe “ue bihamdih”, duke ia atribuar Atij cilësitë e përsosmërisë dhe lavdërimit, për çdoherë që e thotë këtë dhikër, Allahu i mbjell atij një palmë hurme në tokën e Xhenetit.
Ky hadith inkurajon në përmendjen e shpeshtë të Allahut të Lartësuar, e cila përfshin njëkohësisht tesbihun (fjalën, subhanallah) dhe tahmidin (fjalën, elhamdulilah).
Xheneti është i gjerë, ndërsa mbjellja e tij është tesbihu (thënia subhanallah) dhe tahmidi (thënia elhamdulilah), si mirësi dhe dhuratë nga Allahu i Lartësuar.
Palma e hurmës është përmendur në mënyrë të veçantë në këtë hadith, përveç pemëve të tjera, për shkak të dobive të shumta dhe bereqetit të frutit të saj. Për këtë arsye, Allahu i Lartësuar e ka marrë atë si shembull për besimtarin dhe besimin e tij në Kuran.
Suneni i Tirmidhiut (5/ 456) (3464).
Më shumë (6)
مرعاة المفاتيح شرح مشكاة المصابيح.
للمباركفوري (7/ 464).
نزهة المتقين شرح رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (2/ 985).
مشكاة المصابيح.
للتبريزي (2/ 713).