Skip to content

“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:

“Ai që e takon Allahun pa i bërë shirk asgjë, do të hyjë në Xhenet, ndërsa ai që e takon Atë duke i bërë shirk ndonjë gjë, do të hyjë në Zjarr.”

«مَنْ لَقِيَ اللهَ لَا يُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا دَخَلَ الْجَنَّةَ، وَمَنْ لَقِيَهُ يُشْرِكُ بِهِ دَخَلَ النَّارَ».

Transmeton Muslimi.
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se kushdo që vdes pa i bërë shirk Allahut fare, fundi i tij do të jetë në Xhenet, edhe nëse dënohet për disa mëkate të tij, si dhe kushdo që vdes duke i bërë shirk Allahut, do të jetë përgjithmonë në Zjarr.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Vlera e teuhidit dhe se ai është shkak për të shpëtuar nga përhershmëria në Zjarr.

Xheneti dhe Zjarri janë afër robit dhe mes tyre e robit është vetëm vdekja.

Tëheqja e vërejtjes nga shirku, qoftë i vogël, qoftë i madh, sepse shpëtimi nga Zjarri arrihet duke u larguar prej tij.

Në konsideratë merren veprat e fundit (të robit, që të konsiderohet i mirë a i keq).

Referencat

Sahihu i Muslimit (1/ 94) (93).

Më shumë (4)

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص49).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص60).