Skip to content

“Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia

Mahmud ibën Lebidi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Vërtet gjëja që kam më shumë frikë për ju është shirku i vogël.” Të pranishmit i thanë: “Çfarë është shirku i vogël, o i Dërguari i Allahut?" Profeti ﷺ tha: “Syefaqësia. Allahu i Lartmadhëruar do t'u thotë atyre në Ditën e Kiametit, kur njerëzit do të shpërblehen për veprat e tyre: "Shkoni tek ata për të cilët bënit syefaqësi në këtë botë dhe shihni se a do të gjeni ndonjë shpërblim tek ata!"

«إِنَّ أَخْوَفَ مَا أَخَافُ عَلَيْكُمُ الشِّرْكُ الْأَصْغَرُ» قَالُوا: وَمَا الشِّرْكُ الْأَصْغَرُ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: «الرِّيَاءُ، يَقُولُ اللهُ عز وجل لَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ إِذَا جُزِيَ النَّاسُ بِأَعْمَالِهِمْ: اذْهَبُوا إِلَى الَّذِينَ كُنْتُمْ تُرَاؤُونَ فِي الدُّنْيَا، فَانْظُرُوا هَلْ تَجِدُونَ عِنْدَهُمْ جَزَاءً؟».

Transmeton Ahmedi.
Hasen
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se gjëja që frikësohet më shumë për umetin e tij është shirku i vogël, respektivisht syefaqësia: që të veprojë për shkak të njerëzve. Pastaj tregoi për dënimin e atyre që bëjnë syefaqësi në Ditën e Kiametit, se do t'u thuhet: "Shkoni tek ata për të cilët keni vepruar dhe shihni nëse ata kanë fuqi t'ju shpërblejnë dhe t'ju japin shpërblim për veprat që i keni bërë?!"

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Është obligim që veprat t'i bëjmë sinqerisht për Allahun e Lartmadhëruar dhe të kemi kujdes nga syefaqësia.

Dhembshuria e madhe e Profetit ﷺ për umetin e tij dhe kujdesi i tij për udhëzimin dhe këshillimin e tyre.

Nëse kjo ishte frika e Profetit ﷺ teksa u drejtohej sahabëve, të cilët ishin zotërinjtë e të devotshmëve, atëherë frika për ata pas tyre duhet qenë edhe më e madhe.

Referencat

Musnedi i Ahmedit (39/ 39) (23630).

Musnedi i Ahmedit (39/ 39) (23630).

Më shumë (8)

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص57).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص45).

الجديد في شرح كتاب التوحيد.

لمحمد القرعاوي (ص57).

الملخص في شرح كتاب التوحيد.

لصالح الفوزان (ص45).