Skip to content

“Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos i shani shokët e mi, sepse, edhe nëse ndonjëri prej jush dhuron ar sa mali Uhud, (vlera e tij), nuk arrin as sa grushtet e tyre (që ata kanë dhuruar), madje as sa gjysma e kësaj.”

«لاَ تَسُبُّوا أَصْحَابِي، فَلَوْ أَنَّ أَحَدَكُمْ أَنْفَقَ مِثْلَ أُحُدٍ ذَهَبًا مَا بَلَغَ مُدَّ أَحَدِهِمْ، وَلاَ نَصِيفَهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.

Mësime nga hadithi

Sharja e sahabëve (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) është haram dhe prej mëkateve të mëdha.

Referencat

Sahihu i Buhariut (5/ 8) (3673).

Sahihu i Muslimit (4/ 1967) (2540).

Më shumë (8)

عمدة القاري شرح صحيح البخاري.

لبدر الدين العيني (16/ 187).

المنهاج شرح صحيح مسلم بن الحجاج.

للنووي (16/ 93).

الإفصاح عن معاني الصحاح.

ليحيى بن هبيرة (8/ 70).

نزهة النظر في توضيح نخبة الفكر في مصطلح أهل الأثر.

لأحمد بن حجر العسقلاني (ص111).