Skip to content

“Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”

Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

“Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram). Nëse është vranët (dhe nuk e shihni), plotësojeni muajin (tridhjetë ditë).”

«إِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَصُومُوا، وَإِذَا رَأَيْتُمُوهُ فَأَفْطِرُوا، فَإِنْ غُمَّ عَلَيْكُمْ فَاقْدُرُوا لَهُ».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e sqaroi shenjën e hyrjes dhe daljes së muajit Ramazan, duke thënë: "Kur ta shihni hënën e re të Ramazanit, agjëroni, e nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Shaban tridhjetë ditë. E kur ta shihni hënën e re të Shevalit, prisheni agjërimin. Ndërsa, nëse mes jush dhe saj ka re dhe nuk mund ta shihni, atëherë plotësojeni muajin Ramazan tridhjetë ditë.

Mësime nga hadithi

Mbështetja për ta vërtetuar hyrjen e muajit bëhet mbi shikimin e hënës dhe jo mbi llogaritjet astronomike.

Ibn Mundhiri e përcjell ixhmain (konsensusin) se agjërimi nuk është i obligueshëm nëse hyrja e muajit Ramazan përcaktohet vetëm me llogaritje astronomike dhe jo me shikimin e hënës.

Është obligim të plotësohet muaji Shaban me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Ramazanit.

Muaji hënor mund të jetë ose 29-të ditë, ose 30-të ditë.

Është obligim të plotësohet muaji Ramazan me tridhjetë ditë, nëse retë ose diçka tjetër pengon shikimin e hënës së Shevalit.

Ai që ndodhet në një vend ku nuk ka dikë që e përcjell çështjen e muslimanëve sa i përket agjërimit, ose është dikush që e shpërfill këtë, atëherë duhet të kujdeset për këtë gjë dhe ta verifikojë përmes dikujt që e ka konfirmuar këtë përmes shikimit të tij ose përmes shikimit të dikujt, në të cilin ka besim. Atëherë, i tilli, duhet të agjërojë dhe të prishë agjërimin në bazë të asaj që është vërtetuar te ai.

Referencat

Sahihu i Buhariut (3/ 25) (1900).

Sahihu i Muslimit (2/ 760) (1080).

Më shumë (9)

تيسير العلام.

لعبد الله البسام (ص314).

تنبيه الأفهام شرح عمدة الأحكام.

لابن عثيمين (3/ 414).

الإفهام في شرح عمدة الأحكام.

لابن باز (ص385).

خلاصة الكلام على عمدة الأحكام.

لفيصل آل مبارك (ص146).

الموسوعة الفقهية الكويتية (23/ 142).