“Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, Muavija doli në xhami. Aty ai pa një grup njerëzish të tubuar dhe i pyeti: - Përse jeni ulur kështu? - Jemi ulur që të përmendim Allahun, - u përgjigjën ata. - Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur? - u tha Muavija. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj. Atëherë, Muavija u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se po ju akuzoj. Madje nuk mendoj se dikush aq i afërt sa unë me të Dërguarin e Allahut të ketë transmetuar më pak hadithe se unë.
E megjithatë (mbaj mend që) një ditë, i Dërguari i Allahut ﷺ pa një grup sahabësh të tubuar dhe i pyeti: - "Përse jeni ulur kështu?" - Jemi ulur të përmendim Allahun e ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam dhe na ka begatuar me të, - u përgjigjën ata. - "Betohuni për Allahun se vetëm për këtë jeni ulur!" - i tha Profeti ﷺ. - Betohemi për Allahun se nuk jemi ulur për asgjë tjetër pos kësaj-thanë ata. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Nuk ju kërkova të betoheni se ju akuzoj, por Xhibrili më erdhi dhe më tregoi se Allahu i Madhërishëm po krenohet me ju përpara melekëve.”
وَإِنَّ رَسُولَ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خَرَجَ عَلَى حَلْقَةٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: «مَا أَجْلَسَكُمْ؟» قَالُوا: جَلَسْنَا نَذْكُرُ اللهَ وَنَحْمَدُهُ عَلَى مَا هَدَانَا لِلْإِسْلَامِ، وَمَنَّ بِهِ عَلَيْنَا، قَالَ: «آللَّهِ مَا أَجْلَسَكُمْ إِلَّا ذَاكَ؟» قَالُوا: وَاللهِ مَا أَجْلَسَنَا إِلَّا ذَاكَ، قَالَ: «أَمَا إِنِّي لَمْ أَسْتَحْلِفْكُمْ تُهْمَةً لَكُمْ، وَلَكِنَّهُ أَتَانِي جِبْرِيلُ فَأَخْبَرَنِي أَنَّ اللهَ عَزَّ وَجَلَّ يُبَاهِي بِكُمُ الْمَلَائِكَةَ».
Muavija ibn Ebu Sufjani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) doli në xhami, ku pa një grup njerëzish të tubuar dhe i pyeti për çfarë arsye ishin mbledhur. Ata iu përgjigjën: "Për të përmendur Allahun." Ai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u kërkoi të betoheshin nëse vërtet nuk synonin gjë tjetër me këtë tubim përveç përmendjes së Allahut. Dhe ata u betuan. Pastaj u tha: "Nuk ju kërkova të betoheni për arsye se ju akuzoja ose dyshoja në sinqeritetin tuaj." Më pas ai u tregoi për pozitën e tij në raport me Profetin ﷺ dhe se shumë njerëz nuk ishin aq të afërt me të sikur ai, sepse Umu Habibe gruaja e Profetit ﷺ ishte motra e tij, dhe se ai ishte ndër shkruajtësit e shpalljes e përkundër kësaj, transmetonte pak hadithe. Kështu, ai u tha atyre se Profeti ﷺ një ditë doli nga shtëpia e tij dhe i gjeti të ulur në xhami duke e përmendur Allahun dhe duke e lavdëruar Atë për udhëzimin në Islam dhe për begatinë e Islamit që ua dha. Profeti ﷺ i pyeti dhe i kërkoi të bënin be në të njëjtën mënyrë siç bëri Muavia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me shokët e tij. Pastaj Profeti ﷺ u tregoi atyre për arsyen e pyetjes së tij dhe përse i kërkoi të bënin be; arsyeja e kësaj ishte se meleku Xhibril (alejhi selam) vajti tek ai dhe i tha se Allahu i Lartmadhëruar mburret dhe krenohet me ju para melekëve, ua përmend vlerën tuaj, ua tregon punën tuaj të mirë dhe ju lavdëron para tyre.
Vlera e Muavijes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe kujdesi i tij për të ndjekur shembullin e të Dërguarit të Allahut ﷺ në kumtimin e diturisë.
Është e lejuar që dikush t'i kërkojë dikujt të betohet për diçka, por jo për ta akuzuar, por për të theksuar rëndësinë e informacionit.
Vlera e kuvendeve të përmendjes së Allahut dhe diturisë dhe se Allahu i do dhe mburret me to para melaikeve.
Sahihu i Muslimit (4/ 2075) (2701).
Më shumë (5)
نزهة المتقين (2/ 993).
بهجة الناظرين.
لسليم الهلالي (2/ 522).
كنوز رياض الصالحين.
لمجموعة من الباحثين (17/ 271).
Cituar në libra
3 LibraMë shumë (3)
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمالصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمأَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ خَرَجَ عَلَى حَلْقَةٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: «مَا أَجْلَسَكُمْ؟» قَالُوا: جَلَسْنَا نَذْكُرُ اللهَ وَنَحْمَدُهُ عَلَى مَا هَدَانَا لِلْإِسْلَامِ، وَمَنَّ بِهِ عَلَيْنَا، قَالَ: «آللَّهِ مَا أَجْلَسَكُمْ إِلَّا ذَاك
- الصلاة التي علمها النبي ﷺ الصحابة رضي الله عنهمأَنَّ رَسُولَ اللهِ ﷺ خَرَجَ عَلَى حَلْقَةٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، فَقَالَ: «مَا أَجْلَسَكُمْ؟» قَالُوا: جَلَسْنَا نَذْكُرُ اللهَ وَنَحْمَدُهُ عَلَى مَا هَدَانَا لِلْإِسْلَامِ، وَمَنَّ بِهِ عَلَيْنَا، قَالَ: «آللَّهِ مَا أَجْلَسَكُمْ إِلَّا ذَاك
- رياض الصالحينرياض الصالحين مع فوائد وهدايات - 7«أمَا إنِّي لم أسْتَحْلفْكُمْ تُهْمةً لَكُمْ، ولكنَّه أتَاني جبريلُ فأخْبَرَني أنَّ الَله يُبَاهي بكُمُ المَلائكَةَ».