Skip to content

“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë

Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë:

“Nëse dikush harron ndonjë namaz, le ta falë kur t'i kujtohet. Nuk ka shpagim tjetër, përveçse ta falë atë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua.” (Taha, 14)

«مَنْ نَسِيَ صَلَاةً فَلْيُصَلِّ إِذَا ذَكَرَهَا، لَا كَفَّارَةَ لَهَا إِلَّا ذَلِكَ: {وَأَقِمِ الصَّلاةَ لِذِكْرِي} [طه: 14]».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron se kushdo që harron të falë ndonjë namaz farz derisa të kalojë koha e tij, duhet të shpejtojë për ta kryer sapo t'i kujtohet. Nuk ka fshirje dhe mbulim të mëkatit të lënies së tij, përveç nëse muslimani e fal atë kur e kujton. Allahu në Librin e Tij fisnik thotë: “... dhe fale namazin për të më kujtuar Mua”, (Taha, 14) që do të thotë: Fale namazin e harruar kur të kujtohet.

Mësime nga hadithi

Sqarimi i rëndësisë së namazit dhe të mosqenët i shkujdesur në kryerjen dhe kompensimin e tij.

Nuk lejohet vonimi i namazit me qëllim përtej kohës së caktuar, pa arsye.

Është obligim kompensimi i namazit për atë që e ka harruar atëherë kur t'i kujtohet dhe për atë që ka qenë fjetur, kur të zgjohet.

Namazet duhet të kompensohen menjëherë, edhe në kohë të ndaluara.

Referencat

Sahihu i Buhariut (1/ 122) (597).

Sahihu i Muslimit (1/ 477) (684).

Më shumë (2)

فتح الباري لابن حجر (2/ 71).

البحر المحيط الثجاج في شرح صحيح الإمام مسلم بن الحجاج (14/ 612).