Skip to content

O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga moralet e këqija, veprat e këqija dhe pasionet e këqija!

Kutbe ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ thoshte:

"O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde nga moralet e këqija, veprat e këqija dhe pasionet e këqija!”"

«اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوذُ بِكَ مِنْ مُنْكَرَاتِ الأَخْلاَقِ وَالأَعْمَالِ وَالأَهْوَاءِ».

Transmeton Tirmidhiu.
Sahih
Shpjegimi

Prej lutjeve të Profetit ﷺ ishte: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe kërkoj shpëtim "te Ti", e jo te dikush tjetër, "...nga të këqijat", të cilat i ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, të "...moraleve", si urrejtja, zilia dhe mendjemadhësia, "dhe" nga të këqijat e "...veprave", si fyerja dhe sharja, "dhe" nga të gjitha "...pasionet", të cilat i dëshiron shpirti, e që bien ndesh me sheriatin.

Mësime nga hadithi

Vlera dhe rekomandimi i kësaj lutjeje.

Besimtari i kushton rëndësi largimit nga morali i keq dhe nga veprat e shëmtuara, dhe ruhet nga ndjekja e pasioneve dhe rënia në epshe.

Ndarja e moralit, veprave dhe epsheve në të keqe dhe të mirë.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 544) (3591).

Më shumë (6)

فتح ذي الجلال والاكرام بشرح بلوغ المرام.

لابن عثيمين (6/ 389).

منحة العلام في شرح بلوغ المرام.

لعبد الله الفوزان (10/ 248).

توضِيحُ الأحكَامِ مِن بُلوُغ المَرَام.

للبسام (7/ 436).