Skip to content

Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”

Abdullah ibën Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) ka thënë:

"Profeti ﷺ nuk ka qenë vulgar në të folur e as në sjellje." Ai thoshte: “Më i miri prej jush është ai që e ka sjelljen më të mirë.”

لَمْ يَكُنِ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَاحِشًا وَلَا مُتَفَحِّشًا، وَكَانَ يَقُولُ: «إِنَّ مِنْ خِيَارِكُمْ أَحْسَنَكُمْ أَخْلَاقًا».

Muttefek alejhi
Sahih
Shpjegimi

Nuk ishte pjesë e sjelljes së Profetit ﷺ të fliste fjalë të ndyta ose të bënte vepra të ndyta. Ai as që synonte një gjë të tillë, sepse kishte sjellje shumë fisnike. Profeti ﷺ thoshte: "Më i miri prej jush tek Allahu është ai që e ka sjelljen më të mirë, e kjo arrihet duke bërë mirë, duke qenë i i buzëqeshur, duke e larguar dëmin nga të tjerët dhe duke e duruar dëmin që mund të ta shkaktojnë, si dhe duke u përzier me njerëzit në formë të mirë.

Kuptimet e fjalëve

...:

Mësime nga hadithi

Muslimani duhet të largohet nga fjalët dhe vepra e ndyra.

Sjellja e Profetit ﷺ ishte e përkryer, sepse bënte vetëm vepra të mira dhe thoshte vetëm fjalë të këndshme.

Sjellja e mirë është arenë konkurrence, kështu që, kush del fitimtar, është ndër besimtarët më të mirë dhe me besimin më të plotë.

Referencat

Sahihu i Buhariut (4/ 189) (3559).

Sahihu i Muslimit (4/ 1810) (2321).

Më shumë (4)

بهجة الناظرين شرح رياض الصالحين.

لسليم الهلالي (1/ 672).

تطريز رياض الصالحين.

لفيصل آل مبارك (ص410).