"Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti i Allahut ﷺ pothuajse nuk na mbante asnjë ligjëratë pa thënë:
"Ai që nuk ka amanet, nuk ka besim; dhe ai që nuk e mban besëlidhjen, nuk ka fe."
«لَا إِيمَانَ لِمَنْ لَا أَمَانَةَ لَهُ، وَلَا دِينَ لِمَنْ لَا عَهْدَ لَهُ».
Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ rrallëherë mbante ndonjë hutbe ose jepte ndonjë këshillë pa përmendur dy gjëra: Së pari: Nuk ka besim të plotë ai që tradhton amanetin ndaj kujtdo, qoftë në pasurinë, personin apo familjen e tij. Së dyti: Nuk ka fe të plotë ai që tradhton besëlidhjet dhe marrëveshjet dhe i shkel ato.
Nxitja për përmbushjen e amanetit dhe respektimin e besëlidhjeve, sepse shkelja e tyre e pakëson besimin.
Paralajmërimi nga tradhtia e amanetit dhe shkelja e besëlidhjeve, duke treguar se kjo është prej mëkateve të mëdha.
Hadithi përfshin ruajtjen e amanetit dhe besëlidhjes ndërmjet Allahut dhe robit të Tij, si edhe amanetit dhe besëlidhjes ndërmjet njerëzve.
Musnedi i Ahmedit (19/ 375) (12383).
Më shumë (1)
فيض القدير (6/ 381).