Skip to content

Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm

Abdullah ibën Busri (Allahu qoftë i kënaqu me të!) tregon: “Një njeri vajti te Profeti ﷺ dhe i tha: "O i Dërguari i Allahut, ligjet e Islamit janë bërë shumë, ndaj më trego ndonjë çështje përmbledhëse, që të kapem pas saj!" Ai tha:

"Le të jetë gjuha jote gjithnjë e njomë nga përmendja e Allahut të Madhërishëm."

«لاَ يَزَالُ لِسَانُكَ رَطْبًا مِنْ ذِكْرِ اللَّهِ».

Transmetojnë Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Ahmedi.
Sahih
Shpjegimi

Një njeri iu ankua Profetit ﷺ se adhurimet vullnetare ishin shtuar aq shumë, saqë ai nuk mund t'i përballonte për shkak të dobësisë së tij. Pastaj e pyeti Profetin ﷺ që t’i tregonte një vepër të lehtë, e cila sjell shpërblim të madh dhe tek e cila ai mund të kapet fort. Atëherë Profeti ﷺ e udhëzoi që gjuha e tij të jetë e freskët dhe në lëvizje të vazhdueshme në përkujtimin e Allahut të Lartësuar në çdo kohë dhe gjendje, qoftë me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), istigfar (duke thënë: estagfirullah), si dhe lutje dhe gjëra të tjera të ngjashme.

Mësime nga hadithi

Vlera vazhdimësisë së përmendjes së Allahut të Lartësuar.

Nga mirësia e madhe e Allahut është lehtësimi i shkaqeve për të fituar shpërblim.

Njerëzit dallohen mes tyre në varësi të pjesës që kanë në çështjet e mirësisë dhe bamirësisë.

Përmendja e shpeshtë e Allahut me gjuhë, si p.sh. me tesbih (duke thënë: subhanallah), tahmid (duke thënë: elhamdulilah), tehlil (duke thënë: la ilaha il-lallah), tekbir (duke thënë: Allahu ekber) etj, kur zemra është në harmoni me këtë, zë vendin e shumë adhurimeve vullnetare.

Kujdesi i Profetit ﷺ ndaj pyetësve, duke u përgjigjur secilit në mënyrë që i përshtatet më së miri.

Referencat

Suneni i Tirmidhiut (5/ 388) (3375).

Suneni i Ibn Maxhes (4/ 707) (3793).

Musnedi i Ahmedit (29/ 226) (17680).

Më shumë (8)

جامع العلوم والحكم في شرح خمسين حديثا من جوامع الكلم.

لابن رجب الحنبلي (2/ 510).

التحفة الربانية في شرح الأربعين حديثًا النووية.

لإسماعيل الأنصاري (ص104).

فتح القوي المتين في شرح الأربعين وتتمة الخمسين.

للنووي وابن رجب (ص154).

الأحاديث الأربعون النووية وعليها الشرح الموجز المفيد.

لعبد الله بن صالح المحسن (ص93).